Ambasada e Kroacisë në Shqipëri, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Integrimin në Bashkimin Evropian” (EUIS) ka zhvilluar në qytetin e Beratit një tryezë diskutimi me të rinjtë e qytetit.
Me temën “Shqipëria dhe Kroacia, të rinjtë ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane”, u diskutua rreth nevojave, mundësive dhe së ardhmes së rinisë shqiptare drejt asaj europiane.
Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, theksoi se integrimi evropian duhet të përfshijë të rinjtë nga të gjitha qytetet e vendit.
“E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet vetëm në Tiranë. Perspektiva e të rinjve nga Berati dhe nga çdo qytet e komunitet tjetër i vendit është po aq e rëndësishme. Ky dialog është një mundësi jo vetëm për ta afruar informacionin mbi integrimin evropian me të rinjtë, por edhe për t’ua përcjellë institucioneve idetë, pritshmëritë dhe shqetësimet e tyre në lidhje me rrugëtimin evropian të Shqipërisë”, tha ai.
Takime të ngjashme do realizohen dhe në Kukës, Pogradec, etj.









Komente
Komento