Gjermeni: Brenda vitit, 26 bashki
me plane të përgjithshme vendore

Gjermeni: Brenda vitit, 26 bashki<br />me plane të përgjithshme vendore
Brenda këtij viti, 26 bashki do të ketë të hartuara dhe të miratuara Planet e Përgjithshme vendore. Ky është objektivi final për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, të cilat po monitorojnë procesin e hartimit të 26 PPV, të mbështetura financiarisht e teknikisht nga Qeveria, me një fond prej 560 milion lekësh.

Ministrja Eglantina Gjermeni gjatë takimit me drejtues të 26 bashkive dhe përfaqësues të studiove vendase dhe të huaja, që kanë punuar për këto plane theksoi se, Brenda vitit 2016 duhet të finalizohet procesi i hartimit, diskutimit në public dhe miratimit në Këshillat Bashkiakë, e më pas miratimi në Këshillin Kombëtar të Territorit të planeve vendore.

Duke mirëkuptuar faktin,që hartimi i PPV u bë në një kohë relativisht të shkurtër,si dhe duke besuar fort se,të gjitha dokumentat që ju keni draftuar duhet  të diskutohen në publik me grupet e interesit,për të qenë pjesë e debateve kemi vendosur shtyrjen prej 6 javësh të afatit,për dërgimin për miratim të draft – planeve. Ky është maksimumi i mundshëm, që ne mund t’ju ofrojmë për hir të interest public dhe kjo për faktin se, jo thjesht është detyrim ligjor, por sepse ne vërtetë besojmë se procesi për hartimin dhe miratimin e këtyre planeve duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe të paraqesë nevojat dhe interesat e qytetarëve”, tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Ajo kërkoi në mënyrë të veçantë përfshirjen në të gjitha hallkat e procesit të anëtareve të këshillave bashkiakë.

Pavarësisht situates aktuale politike, me gjithcka po ndodh këto ditë me reformën në drejtësi ,unë lutem që të mos e reflektoni këtë situate në punën për përfundimin e planeve vendore. Ato janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e komuniteteve që ju përfaqësoni, janë baza për një zhvillim të mirëmenaxhuar. Anëtarët e  këshillave bashkiakë duhet t’i bëni pjesë të procesit, të diskutimeve, që në momentin që planet vendore të prezantohen në këto këshilla të keni mbështetjen dhe votën e tyre”,deklaroi Ministrja në takimin me drejtuesit e bashkive dhe studiot.

Në Janar të këtij viti u firmosën marrëveshjet për hartimin e planeve vendore mes MZHU, studiove fituese vendase dhe ndërkombëtare si dhe 26 bashkive: Lezhë, Kurbin, Krujë, Kukës, Durrës, Vorë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Ura Vajgurore, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Pogradec, Korçë, Tiranë dhe Shkodër. Këto bashki përfitojnë asistencë financiare dhe teknike nga buxheti i shtetit për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore. Ndërkohë, 5 bashki të tjera: Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë dhe Elbasan po asistohen nga USAID për planet vendore.

Pak javë më parë,Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) financuar nga Qeveria Zvicerane i është përgjigjur interesimit për asistencë financiare dhe teknike për bashkinë  e Malësisë së Madhe, në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump