Gjermeni inspekton ne qytetin e
Fierit punimet e financuara nga FZHR

Gjermeni inspekton ne qytetin e<br />Fierit punimet e financuara nga FZHR
FIER-Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka inspektuar sot nga afër zbatimin e investimeve në Fier të cilat janë financime të qeverisë shqiptare. Gjermeni ka shprehur vlerësime mbi ritmin e punimeve dhe investimet që po zbatohen në Fier ndërsa është shprehur se këto investime në Fier duhet të përfundojnë brenda këtij viti.

Ministrja Gjermeni ka drejtuar apelin për të gjithë kryetarët e bashkive në vend të përfundojnë në kohë projektet dhe prokurimet brenda vitit me qëllim përfitimin e tyre nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve buxheti i të cilit tani është zhvendosur ne Ministrinë e Zhvillimit Urban.

Ministrja e Zhvillimit Urban ka vlerësuar ndërkohë projektet e Bashkisë Fier si modelin për t’u marrë shembull jo vetëm në projektet që konkuron por edhe me zbatimin e tyre.

Për kreun e bashkisë Fier Armando Subashi në inspektimin e sotem me ministren Gjermeni konstatohet se punimet po ecin me ritme të kënaqeshme dhe dëshmojnë se Fieri po merr pamjen e një qyteti modern ndërkohë Subashi ka shprehur mbështetjen e qeverise shqiptare në financimet për rivitalizimin urban të qytetit të Fierit.

Kreu i Bashkisë  Subashi ka percjellë nje tjetër lajm të mirë për qytetin e Fierit me aprovimin e investimit te rrugës Rauf Nallbani apo rruga e stacionit të trenit.

Subashi ka shpjeguar se ky investim i jep fund jo vetëm problematikës së kësaj rruge por edhe stacionit te trenit duke e kthyer sheshin e saj në një terminal për autobusët.

Gjithashtu Gjermeni dhe Subashi të shoqëruar edhe nga deputetja e PS Adelina Rista dhe prefekti Bushaj kane inspektuar parkun qendror te Fierit ku edhe prej ketëj janë përcjellë me nota vleresuese punimet që po kryhen dhe dukshëm po marrin formën e projektit çdo ditë. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi