Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është një prej faktorëve kyç në ngjitjen me 32 vende të Shqipërisë në raportin e Bankës Botërore "Të bësh biznes 2017".

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka komentuar raportin për përmirësimin  e klimës së biznesit, duke theksuar se dy vjet më parë Shqipëria gjendej në vendin e fundit të renditjes dhe tashmë ka rikuperuar 83 vende kur vjen fjala te lejet e ndërtimit.

Prej 1 shtatorit të këtij viti, sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është i detyrueshëm, për të gjithë, qytetarët dhe profesionistët e licencuar, të cilët duhet të aplikojnë online në portalin e-Albania për t’u pajisur me to.

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)