Ministria e Zhvillimit Urban dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi që ka për qëllim bashkëpunimin për çështje të administrimit të tokës, peizazhit ose gjelbërimit urban dhe standardet mjedisore urbane.
Protokolli u nënshkrua nga ministrja Eglantina Gjermeni dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, prof. dr. Fatos Harizaj. Ministrja Gjermeni falënderoi rektorin dhe pedagogët e pranishëm për bashkëpunimin, punën dhe ekspertizën e vazhdueshme të ofruar ndaj Ministrisë së Zhvillimit Urban. “Ky bashkëpunim shumë i mirë që ka nisur do të thellohet dhe më tej” - tha Gjermeni.
Më tej ministrja tha se u ra dakort që midis Ministrisë dhe Universitetit Bujqësor të zhvillohen workshope të përbashkëta që do i mundësojnë edhe studentëve të universitetit bujqësor përfshirjen në projekte kërkimore.
”Përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi mes të tjerash, angazhohemi që vlerësuesit e pasurive të paluajtshme për toka are, toka pyjore, livadhe dhe toka të pafrytshme, do të vazhdojnë të licensohen pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban pasi të kenë kryer programin e formimit të vazhduar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo është hera e parë që një institucion i Arsimit të Lartë organizon një program të tillë të formimit të vazhduar në këtë fushë”, tha Gjermeni.
Të dyja palët ranë dakord që zhvillimi urban dhe zhvillimi rural të shihen si pjesë të pandara të planifikimit hapësinor.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com