Krijimi i një sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit ishte kryefjala e bisedimeve në Beograd mes ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe ministres serbe të infrastukturës Zorana Mihajlovic.
Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e planifikimit dhe urbanizimit të zonave informale.
Në fjalën e saj Gjermeni theksoi se qëllimi i përbashkët i Shqipërisë dhe Sebrisë për t’u anëtarësuar për në BE, forcon bashkëpunimin rajonal mes dy vendeve.
Ndërsa Zёvendёskryeministrja Mihajlovic gjatë fjalës theksoi se i rëndësishëm është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive për marrëveshjen në Samitin e Vjenës.
Gjithashtu Mihajlovic tha se prioritet do të jetë edhe marrëveshja në fushën e planifikimit, efiçencës së energjisë dhe reformat ligjore për legalizimin e ndërtimeve informale.
I pranishёm nё kёtё takim ishte edhe ambasadori ynё nё Beograd Ilir Boçka.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com