Gjermeni:Planet zhvillimore vendore
do bashkërendohen me atë kombëta

Gjermeni:Planet zhvillimore vendore<br />do bashkërendohen me atë kombëta
TIRANE- Në tryezën e zhvilluar me përfaqësuesit e qeverisjes vendore për rishikimin e legjislacionit të “Planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit”, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka garantuar dhe ka sqaruar njëkohësisht përfaqësuesit e njësive vendore se planet e tyre zhillimore të realizuara nuk do të zbehen apo të hidhen poshtë, por do të bashkërendohen me Planin e Përgjithshëm Kombëtar.
 
Ndër të tjera në kuadër të kësaj tryeze, Gjermeni ka sqaruar se rishikimi i këtij legjislacioni ka disa arsye.

"Planet vendore që një pjesë e njësive vendore i kanë realizuar nuk do të hidhen poshtë me nismën e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Përkundrazi do shikojmë mundësinë që ato të bashkërendohen dhe të plotësojnë njëri-tjetrin duke u bazuar në çfarë ju keni bërë në planet e njësive vendore. Një nga problemet që ka zhvillimi urban dhe planifikimi i territorit në Shqipëri është që ligji është i vështirë, është i pakuptueshëm, ka mungesë konsistence. Pjesa e ligjit që është e mirë do të mbahet dhe do të merret në konsideratë sugjerimet për ta bërë atë më të zbatueshëm edhe më të kuptueshëm për të gjithë", u shpreh Gjermeni.
 
E pyetur po nga vendorët për vendimin e shumëpërfolur të qeverisë që i jep kompetenca Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për ndërtimet me leje dhe pa leje.

Gjermeni ka garantuar se “INUK nuk ka marrë kompetenca shtesë, por vetëm është unifikuar”, duke sqaruar se “INUK ndërhyn në rastet kur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor nuk reagon”.

Brenda dhjetorit pritet të përfundojë procesi i konsultimeve, ndërsa në muajt e parë të vitit të ardhshëm, sipas Gjermenit do të jetë gati ligji i rishikuar për miratim në Parlament. Ndërsa ka kërkuar bashkëpunim nga të gjitha palët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut