Gjermeni pret me lot votëbesimin
Majko kampion prej 8 vjetësh 

Gjermeni pret me lot votëbesimin<br />Majko kampion prej 8 vjetësh 
Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh dje për të konstituuar një sërë organesh të rëndësishme, mes të cilëve dhe kryesinë. Votimi u zhvilluar i fshehtë, dhe numërimi qe i hapur për kandidatët dhe median.

Së pari u numëruan fletët e kandidateve femra, ku mes 12 kandidatëve të propozuar nga Rama, do të zgjidheshin vetëm 7.

Nga numërimi rezultoi se kandidatja femër më e votuar ishte Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, duke i marrë kështu kupën e 4 viteve më parë, Mimi Kodhelit. Ministrja e Mbrojtjes ishte kësaj radhe në vend të dytë si më e votuara nga 286 anëtarë të asamblesë.;

Shpallja e rezultatit dhe kryesimi i listës, e ka emocionuar shumë ministren, e cila ka shpërthyer në lot, teksa ka marrë duartrokitjet dhe përqafimet e të pranishmëve në sallë. Surpriza në listën e femrave ka qenë fitorja e deputetes Evis Kushi, e cila është përfshirë në kryesi.

Jashtë saj ngeli Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj, e po ashtu, drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu. Përpara fillimit të numërimit të kutisë së meshkujve, kryetari i komisionit zgjedhor, Piro Lutaj shkëmbeu batuta me kandidates.

“Dëgjoni, na sillni nga një redbull, se ndryshe do t’jua numërojmë gabim votat”-tha Lutaj. Kjo u përcoll me të qeshura në sallë, por kërkesa nuk u përmbush. Kamerierët i servirën komisionit vetëm ujë. Në përfundim të numërimit të votave në kutinë e meshkujve, rezultoi se kampion edhe për katër vite të tjera do të jetë Pandeli Majko.

Edhe në asamblenë e shkuar, ai ishte deputeti më i votuar për në kryesi në vitin 2011. Ish-kryeministri duket se nuk e humbet shkëlqimin dhe popullaritetin e vetë sa herë matet me votë. Këtë herë ai u balancua në votim, me po 241 vota, nga ministri i mirëqenies sociale, Blendi Klosi.

Jashtë kryesisë së re ngelën dy deputetët Besnik Bare dhe Eduard Shalsi, që kishin qenë edhe më parë në kryesi. Po ashtu, nuk mundi të merrte votat e nevojshme edhe deputeti Ulsi Manja, një prej prurjeve të reja të kësaj partie.

Qazim Sejdini, kryetar i bashkisë Elbasan, nuk mundi të jetë në listën fituese të kryesisë së re. Numërimi për sekretariatin u desh të spostohej në një sallë restoranti, pasi salla e mbledhjeve duhej të lirohej për zhvillimin e një dasme.

Në sallën e restorantit ku u numëruan sekretariatet, në fletët me një kandidat ku votohej “po” ose “jo”, pati edhe vota të kontestuara. Një votë që duhet të ishte e pavlefshme për çdo proces normal, për Koço Kokëdhimën, ishte me dy shenja, edhe tek alternativa “po”, edhe tek ajo “jo”. Por nënkryetari i Komisionit, Eridian Salianji, përfaqësues i njohur i PS-së edhe pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, e konsideroi këtë votë “Po”.

Elisa Spiropali nuk deshi që kjo të anashkalohej, dhe tërhoqi vëmendjen e gazetarëve.

Në një dialog me gazetarët, Salianji tha se “kur bëhet fjalë për partinë, marrim anën më të mirë të çdo verdikti”. Kjo votë edhe pse e pavlefshme nuk do të ndryshonte gjë në rezultatin final të Kokëdhimës, i cili nuk kishte rival përballë.

Jashtë kryesisë së re ngelën dy deputetët Besnik Bare dhe Eduard Shalsi, që kishin qenë edhe më parë në kryesi. Po ashtu, nuk mundi të merrte votat e nevojshme edhe deputeti Ulsi Manja, një prej prurjeve të reja të kësaj partie.   

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët