BERLIN, 8 shtator /ATSH-AFP/ - Media dhe politika gjermane kërkoi sot përforcimin e ligjit për të luftuar kundër propagandës islamike, pas provokimit të një grupi salafistësh që e konsideronin veten "policë të sheriatit" duke mbrotjtur teza radikale në rugët e Wuppertal (perëndim).
"Asnjë tolerancë për salafistët", shkruhej sot në një gazetë konservatore "Die Welt" duke theksuar se "salafistët, radikalët dhe fanatikët nuk duhet të fshihen më mbrapa parimeve të lirisë së fesë".
"Provokim i arrirë, por nuk është i padënueshëm", shkruan në faqe të parë gazeta e majtë "Tageszeitung".
"Sheriati nuk do të tolerohet në tokën gjermane. Askush nuk duhet të abuzojë me emrin e policisë gjermane", kishte reaguar ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière, për të përditshmen "Bild".
Të veshur me rroba portokalli ku shkruhet "plicia e sheriatit", disa salafistë radikalë patrulluan disa herë në rrugët e Wuppertal, duke urdhëruar rreptësisht klientët e diskotekave të mos pinë alkool ose të dëgjojnë muzikë dhe ata të kazinove që të mos luajnë për para.Këto sjellje kanë bërë një jehonë të fortë në median gjermane./
/G.S/