Gjesti i mrekullushëm i rivalëve, reagon Cristiano Ronaldo: Liverpool, jemi një familje!

Gjesti i mrekullushëm i rivalëve, reagon Cristiano Ronaldo: Liverpool, jemi një familje!

Tifozët e Liverpool duke mbështetur Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka reaguar lidhur me gjestin fantastik të tifozëve të Liverpool, të cilët në ndeshjen kundër Manchester United, në minutën e 7 që korespondon me fanellën e portugezit, duartrokitën gjatë dhe kënduan ‘ti kurrë nuk do ecësh vetëm’ për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi CR7.

Në rrjetet sociale Ronaldo ka postuar videon nga ky moment, ndërsa shkruan: “Një botë…një sport…një familje globale. Faleminderit Anfield, une dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment rrespekti dhe dhembshurie.”

Të hënën Cristiano Ronaldo njoftoi se kishte humbur djalin e tij të porsalindur, ndërsa fatmirësisht vajza binjake ishte shëndoshë e mirë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë