Gjesti që na bën krenar/ Kuzhinieri shqiptar dhe nëna e tij ndërmarrin nismën e veçantë në ndihmë të emigrantëve

Ai  jeton në Francë që kur ishte 16 vjeç ku edhe filloi profesionin e kuzhinierit, me të cilin është identifikuar si ndër më të mirët atje.

Ndërsa prej 10 vitesh ushtron këtë profesion, Armand Hasanpapaj 25-vjeçari nga Tropoja ka vendosur që bashkë me mbështjen e mamasë së tijFatime Hasanpapaj të ndërmarr një nismë të veçantë në mbështetje të refugjatëve.

"Cdo ditë bëhet ecja e refugjatëve për të drejtat e tyre, për t’I mbështetur ato. Është dicka shumë e bukur sepse ne me mundësitë tona do mund të kontribuojmë dhe për të ngritur imazhin e Shqipërisë , për të njohur Shqipërinë sado pak nga gastronomia por edhe për të mbështetur sepse e dimë sa e vështirë është për refugjatët të vijnë në një shtet tjetër dhe mundohemi që të njihen të drejtat e tyre.

Në datë 20 qershor ata do të gatuajnë në mbështetje të tyre.

"Pasionin për gatimin Armandi e ka kultivuar që kur ka shkuar në Francë, pasi më herët ka qenë valltar. Ai është shprehur se këtë pasion e ka të trashëguar nga e ëma, e cila ka qenë pastiçiere për më shumë se 15  dhe ka pasur pastiçerinë e saj në Tiranë.

Kur na është dhënë mundësia që të gatuajmë, jemi shumë të gëzuar dhe të kënaqur që ne po e tregojmë specialitetin shqiptar, kuzhinën shqiptare dhe të gjithë këtu po e pëlqejnë” u shpreh znj. Fatime Hasanpapaj.

Ndërsa folën edhe për emigrimin dhe  vështirësitë e të jetuarit në një tokë të huaj:

"Kur vjen në një shtet të huaj duhet ta rinisësh jetën nga e para, ne kemi ardhur këtu më një valixhe. Por ka qenë sfidë e bukur.Unë mundohem që të tregoj imazhin shqiptar sepse shqiptarët nuk janë gjithmonë shumë të njohur për gjëra shumë të mira. Mundohemi ti tregojmë francezëve që edhe shqipëria ka një identitet kulinar. ” përfundoi Armand Hasanpapaj.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)