'Gjetëm mirëkuptim në Holandë', Ruçi nga Haga: Rezoluta për vizat nuk do të zbatohet (VIDEO)

Kryeparlamentari shqiptar Gramoz Ruçi ka deklaruar nga Haga se Holanda nuk do ta zbatojë rezolutën për vizt me Shqipërinë. Gjithashtu ai ka thënë se në Holandë nuk është pyetur asnjë herë të vetme në lidhje me opozitën joparlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë zhvilluar në Holandë takime për të lobuar për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sa i përketë procesit të integrimit, Ruçi u shpreh se me përfaqësuesit e Parlamentit holandez është diskutuar mbi realizimin e pesë prioriteteve dhe se për një vendim në lidhje me votën ndaj Shqipërië do të pritet përfundimi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

"Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka disa muaj që ka nisur turin e vizitave në vende të shumta e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali e sot në Holandë. Kemi pasur takime në Francë, vende të Ballkanit anëtare të BE. Do kemi takime ne Çeki.

Sot jemi në Hollandë, ku paraqitëm në Parlamentin Holandez arritjet e Shqipërisë në kuadër të pesë prioritetet.

Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizmin apo paqartësitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Holandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e Komisionit Europian dhe në fund do shprehen lidhur me vendimin e Holandës për negociatat." ka thënë Ruçi.

Shqiperia ka një opozitë parlamentare. Zonja Hajdari, në takimet këtu në Holandë, deputetë dhe miq të Holandës, paraqiti mendimet e saj opozitare, objektive dhe realiste, shprehu se hapja e negociatave është interes kombëtar.

Takimet kanë qënë të hapura dhe nuk jam pyetur asnjëherë për opozitën jashtëparlamentare, pasi braktisja e institucioneve dhe parlamentit është e pakuptueshme.

Shqipëria ka nje parlament dhe një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet. Nuk jam ndjerë asnjeherë i rrezikuar nga protestat e opozitës." ka përfunduar kryetari i Kuvendit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'