Gjethe lakre të skuqura, mbushur me djathë e erëza
Përbërësit:
- Lakër e vogël
- Djathë
- Vezë
- Kripë
- Piper i zi
- Spec i kuq pluhur
- Hudhër pluhur
- Majdanoz
- Miell
- Galetë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Lakra pastrohet nga fletët e dëmtuara. I pritet koçani derisa fletët të lirohen dhe të hyjë nxehtësia gjatë zierjes. Lakra zihet në ujë të valuar me kripë, me koçanin poshtë, derisa fletët të zbuten. Më pas hiqet nga uji, kullohet dhe fletët ndahen me kujdes duke i hapur mbi tavolinë. Merren 1–2 fletë lakre, shtypet pak kërcelli dhe në mes vendoset djathi i thërrmuar i përzier me vezë, majdanoz dhe piper të zi të bluar. Mbështillet në formë zarfi, kalohet secila në miell, vezë dhe më pas në galetë, duke u dhënë formë të rregullt. Skuqen në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.
Komente












