Gjetja e mijëra eurove në shtëpinë e pastrueses, eksperti Softa: Me çështjen të merret SPAK! Janë vjedhur ato që grabisin pasurinë publike

Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, të cilat ende nuk dihet se kujt i përkasin, tashmë duhet të hetohet nga SPAK. Kështu thotë eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ndërsa thekson se vjedhja e banesave është kthyer në një makth për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas Softës, tashmë po vidhen ato që kanë vjedhur pasuritë publike dhe kjo gjë duhet të hetohet nga SPAK, pasi po të ishin para djerëse do t’u dilte pronari.

‘Kjo ngjarje ka makthin e vet, të asaj se shqiptarët po vuajnë vjedhjen e banesave. Janë vjedhur ato që kanë vjedhur pasurinë publike. Ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar dhe duhet të merret SPAK. Sa është paraja jashtë sistemi bankar dhe ja se si qarkullon. Kur flasim për amnisti fiskalë duket se janë këto që mbahen nëpër dyshekë. Po të ishin para djersë do të gjendeshin,. Janë para që nuk janë bërë nëpërmjet punës dhe djersës. Kjo është gjendja një pjesë që nuk dinë se ku i kanë parët dhe i marrin pastrueset dhe një pjesë tjetër që nuk kanë likuditet.

Sipas eksperti vjedhja e banesave po ndodh në zonat periferike aty ku janë ndërtuar komplekse vilash, ndërsa apelon për që qytetarët të rrisin nivelin e sigurisë.

‘Vjedhje banesash ka çdo ditë dhe njerëzit janë të sikletosur. Nuk duhet të ekspozojnë kur janë jashtë. Duhet të rrisin elementët e sigurisë. Është një problem i jashtëzakonshëm pasi po ndodh në zonat periferike ku janë vilat dhe aty ku ka densitet të popullsisë.’- u shpreh Softa.

Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, pasi me publikimin e lajmit të vjedhjes në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi, persona të ndryshëm kanë identifikuar si të tyret disa nga bizhuteritë e vjedhura, por sipas burimeve, nuk kanë bërë denoncim në kohën që sendet kanë humbur. 410 mijë eurot e gjetura me kontrollin e dytë në banesën e pastrueses, të fshehura tek aspiratori janë ende pa Zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 11/01/2023 16:17

    Po' hajdutet skane fai xhanem..eshte nje marrezi mediatike qe shtyn shoqerine drejt kaosit,rremujes,berje drejtesi rruge,nxitje konflite sociale ,eshte ushqimi me i mire per forcat regresive,nazifashiste.eshte edhe nje sulm ndaj politikes PA te cilen shoqeria ngelet si nje trup pa koke

    Përgjigju
  • hektor: 11/01/2023 14:16

    Cfar ekspert leshi eshte ky Sofka....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja