KORÇË - Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Filip Ulndreaj. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoria e Burgjeve, sipas të cilëve, drejtor i ri i këtij institucioni riedukimi është emëruar Bashkim Muço.
Shkarkimi i Ulndreajt është bërë disa ditë pasi janë gjetur 4 sharra në qelitë e këtij institucioni si dhe katër celularë.
Gjetja e sendeve të palejuara në qelitë e personave që ndihmuan në arratisjen e Admir Tafilit bashkë me 6 të dënuar të tjerë, u bë pas kontrollit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Për këtë ngjarje janë shkarkuar edhe 11 punonjës të këtij burgu, të cilët janë vënë edhe nën hetim nga prokuroria.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com