Mënyra se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm është një nga treguesit e një morie problemesh që ka sot sistemi i drejtësisë. Në një konferencë të posaçme ekspertët ligjor që po punojnë mbi reformën në drejtësi kanë nxjerrë në pah problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor .

Mënyra se si hetohet , dhënia e dënimeve penale mesatare , apo edhe kufizimi ligjor pas mbarimit të detyrës së prokurorëve dhe gjyqtarëve ka sjellë korrupsion në vitet e fundit të karrierës së tyre . 

Një problem tjetër që në sistem është edhe fakti se gjyqtarët janë të pa trajnuar në çështjet e korrupsionit. Përplasja e kompetencave mes ILDKP dhe KLD , mes Ministrit të Drejtësisë dhe KLD apo edhe përplasjet e kompetencave mes Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të tjera mbeten probleme në sistemin e drejtësisë .

Ndonëse korrupsioni në sistemin gjyqësor është në nivele të larta, janë gjykuar për një veprim të tillë vetëm 2 gjyqtarë gjatë vitit 2014 dhe asnjë prokuror.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)