Deputeti i PS, Erion Braçe shënjestroi gjithashtu edhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për të cilin tha se duhet të shkrihet. Nga foltorja e Kuvendit, ai evidentoi gjetjet e KLSH-së për abuzimet në shëndetësi dhe konkretisht ilaçet e rimbursueshme.
“Gjetjet e KLSH janë të rëndësishme sa i takon FSDKSH, që i ka ardhur koha të shembet dhe të ndërtohet nga para. Gjetjet e KLSH që janë paguar ilaçe të rimbursueshme për njerëz të vdekur, është një element që skema është korruptuar. Gjetja e KLSH të një lidhjeje në këtë skemë midis mjekëve duke përdorur pacientët, recetat e tyre, farmacive për brande të caktuara të ilaçeve është gjetje që sjell në vëmendje që skema është korruptuar duke bërë të pavlerë politikën e rimbursimit të ilaçeve. Kjo politikë të ndryshojë që vërtet njerëzit që janë në nevojë të marrin ilaçe të rimbursura 100% dhe ata që korruptojnë skemën të mos jenë pjesë e saj. Mos ka ardhur koha që ndryshimi i kësaj skeme të shoqërohet nga përjashtimi i kompanive që korruptojnë skemën.”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
KLSH në Kuvend: 159 auditime në 2024, nën 'lupë' Bankers e aksi Thumanë-Kashar! PD: Ministrat të japin llogari! Braçe: Shkrini FSDKSH











