Sot INSTAT publikoi gjetjet kryesore femra-meshkuj 2014 në Shqipëri gjatë Konferencës Rajonale mbi Statistikat Gjinore në Shqipëri, organizuar me mbështetjen e "UN Women Albania", një organizëm i OKB për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Shqipëri.
Sipas gjetjeve, tregohet ecuria e krahasimeve femra-meshkuj në gjithë kompenentët e jetës.

Femrat për nga numri i popullisë po i afrohet barazimit me meshkujt, pasi Shqipëria ka një shpërndarje gjinore me 49,7% femra dhe 50,9% meshkuj.
Në zonat rurale jetojnë sot më shumë femra që përbëjnë 50,9% dhe meshkujt 49,1%.

Emigracioni si dhe kthimet prej tij kryhesohen nga meshkujt. Të kthyerit nga emigracioni në 74% të tyre janë nga meshkujt, por më se 50% e femrave të këtij grupi synojnë të qëndrojnë në një vend.

Në vitin 2013 u shënua raporti 16 divorce:100 martesa, duke treguar rritjen e tyre nga viti 2001.

Në fund të vitit akademik 2013 për herë të parë meshkujt tejkaluan numrin e femrave që u diplomuan me arsim të mesëm. Por, vërehet rritje e ndjeshme, gati dyfish, i numrit te femrave që ndoqën shkollat e mesme profesionale, pasi në vitin 2001 ato zinin 4,2%, ndërsa vjet arritën në 10,1%.

Vjet, meshkujt arsimtarë më të kualifikuar si profesorë dominuan stafet mësimdhënës me 71%, kurse femrat zunë vetëm 29%. Interesant mbetet fakti që meshkujt kanë rritur interesin për marrjen e titullit "doktor" nga femrat, duke zënë 53% në vitin 2013. E kundërta ndodhi me femrat, që nga 56% që zinin në vitin 2010, ranë në 47% për marrjen e këtij titulli, por është rritur numri i femrave si docente dhe profesorë pa tituj me 62%.

Femrat zunë vetëm 2% të numrit të të burgosurve edhe pse 53% e femrave të pyetura mbi dhunën në familje, kanë pohuar dhunimin e tyre, që nis kryesisht pas vitit të dytë dhe të tretë të martesës. Më e pranishme paraqitet dhuna në zonat rurale, ku gjithsesi, ato me arsim dhunohen më pak.

Në tregun e punës femrat janë më pak aktive se meshkujt me një hendek gjinor prej rreth 20%.

ATSH