Një dollap i vjetër e hedhur buzë rrugës i ndryshoi ditën dhe jo vetëm, një gruaje në Bolonja të Italisë, e cila e shtyrë nga kurioziteti për të parë dollapin nga brenda, e hap dhe aty gjen plot 86 mijë euro cash. Ishte 1 prilli i 2025-ës por nuk ishte një shaka.

Në vend që t'i merrte, ajo bashkë me shoqen iu drejtuan autoriteteve dhe dorëzuan të gjithë shumën dhe më pas nisi procedura për të gjetur se kujt i përkisnin paratë.

Pasi kaloi afati ligjor, paratë u kërkuan edhe nga pronari i mobiljes. Në fund, pas më shumë se një viti, palët arritën një marrëveshje për ndarjen e shumës.

Sipas vendimit të shpallur në fund të korrikut, gruaja që bëri zbulimin mori 33 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër e parave u mor, sipas marrëveshjes së arritur, nga pronari