Gjici në burg dhe Kukësi në udhëkryq, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Gjici në burg dhe Kukësi në udhëkryq, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Lojtarët e Kukësit sezonin e shkuar, festa me tifozët

Klubi i Futbolli Kukësi është në udhëkryq, kjo pas skandalit seksual të ish-kreut të bashkisë Kukës dhe njëherazi presidentit të skuadrës, Safet Gjici. Në stërvitjen e fundit, trajneri Rraman Hallaçi është përballur me një situatë që nuk do donte ta përjetonte. Lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë pagat prej disa muajsh.

Me futbollistët që kishin vendosur afat dhe drejtuesit që kishin dhënë fjalën për shlyerjen, duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo ka bërë që stërvitja e djeshme të mos zhvillohej.

Duket se tanimë janë lojtarët ata që po i bëjnë presion klubit, me drejtuesit që duhet të marrin në dorë situatën. Tanimë klubi është në vështirësi serioze, teksa është menduar edhe shitja e aksioneve te kompanitë e interesuara. Me "eksodin" e yjeve gjatë verës, tanimë janë disa emra të rinj që kanë firmosur në ekip.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë