Zyrtare/ Kukësi nis lëvizjen në merkato, prezanton sulmuesin 'anonim'

Zyrtare/ Kukësi nis lëvizjen në merkato, prezanton sulmuesin 'anonim'

Kukësi sezonin e fundit

Gbolahan Mustapha është futbollisti më i ri i Kukësit në Superligë. Pas problemeve të presidentit Safet Gjici me drejtësinë dhe zërave për shitjen e klubit, verilindorët kanë filluar lëvizjen për sezonin e ri, teksa në stol do jetë Rraman Hallaçi.

Pas firmës me Plarent Fejzaj, Blerim Sahitaj, Mario Beshiraj dhe Francesko Hasaj, tanimë Kukësi ka firmosur për dy sezone me 22-vjeçarin nigerian. Mesfushori-sulmues ka luajtur vetëm në vendlindje me Remo Stars dhe nuk dihet nëse do përshtatet me futbollin tonë.

"Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër", njoftojnë verilindorët.

Klubi i Kukësit prej ditësh vijon stërvitjen, ndërsa pritet që të ketë shumë afrime në merkato, edhe për faktin se gjatë verës u larguan shumë futbollistë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja