TIRANE- Është shtyrë seanca e dytë ndaj kryetarit të gjykatës së Vlorës i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Kjo pasi në këtë seancë nuk është paraqitur Gentjan Sherifaj dhe avokati i tij, ndaj është vendosur që seanca e radhës të zhvillohet me datë 20 dhjetor, ora 11:30.
Kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë, pas vendimit për shtyrje të tij e ka quajtur absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. “Unë jam gati të përballem me çdo gjykatë, madje edhe në Strasburg, - ka deklaruar kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. – Siç e shikoni unë jam korrekt me ligjin, kjo është seanca e dytë që paraqitem, por unë e konsideroj absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes.
Dua të theksoj se edhe nëse transferohet dosja për mua nuk është problem, por prokuroria ka një vit që po heton për këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë presion”, - ka qenë kjo deklarata e Shpëtim Gjikës, pas vendimit të shtyrjes së seancës gjyqësore.
Ndërkaq të pandehurit, zyrtarë të Bashkisë së Vlorës dhe anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Eleni Dardha, Gëzim Peka, Blerti Liçaj, Mustafa Tartari, Gentian Sherifaj janë përfaqësuar nga avokatët e tyre, me përjashtim të të pandehurit Gentian Sherifaj, i cili mësohet se ka paraqitur një raport mjekësor dhe nuk ishte i përfaqësuar as nga avokati i tij.

(Foto: Nga e majta, Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika në seancën gjyqësore)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com