VLORE - Kreu i Bashkisë së Vlorës ka refuzuar 4 herë oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë Vlorë për të sekuestruar dokumente zyrtare të cilat ndodheshin në arshivën e Bashkisë.
Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga burime pranë akuzës së qytetit bregdetar të cilët sqaruan se në katër shkresa zyrtare të dërguar nga Prokurori i rrethit Ramadan Troci, Gjika kishte pranuar të dorëzonte dorëzimin e dokumenteve por në realitet refuzonte oficerët duke mbyllur derën e Bashkisë me roje.
Fakti se Gjika me drejtoreshën e planifikimit kanë refuzuar të japin procesverbalet dhe dokumentacionin e mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit datë 17 janar 2011 zyrtarizohet në këtë procedim penal dhe me akuzën e ngritur ndaj dy zyrtarëve.
Në ndryshim nga procedimi penal i vitit 2013 kur Prokuroria kallëzoi Gjikën dhe vartësen e tij Eleni Dardha për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, këtë herë ai së bashku me drejtoreshën Doriana Sulaj akuzohen dhe për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Drejtoresha e planifikimit Doriana Sulaj, e vënë në pranga gjithashtu dje nga policia pritet të transportohet drejt qendrës së paraburgimit të grave në kryeqytet. Ndërsa i treti i vënë në pranga, biznesmeni Artur Haxhi është transportuar në qendrën e paraburgimit të Vlorës.
Arrestimi i Shpëtim Gjikës, Doriana Sulaj dhe biznesmenit Artur Haxhi u bë një ditë më parë me vendim gjykate, ndërsa pritet që të dielën të arrestuarit të dalin para togave të zeza për vlerësimin e masës së arrestit me burg.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com