TIRANE- Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, ka qënë dëshmitar i prokurorisë në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj vartësit të tij, ish-shefit të Urbanistikës Odhise Zoto. Ky i fundit është i vetmi nga zyrtarët e bashkisë së Vlorës, që është marrë i pandehur për rastin e miratimit të lejës së ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit dhe Xhuvi Sharxhit, ndërkohë që dhe personi që ka firmosur lejën e ndërtimit Shpëtim Gjika, në këtë proces për prokurorinë ka pasur statusin e dëshmitarit.
Gjika është pyetur gjatë fazës hetimore të procedimit penal me nr. 200 të nisur nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Vlorës. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka dëshmuar përpara prokurorëve të çështjes, por gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar se kryebashkiaku i Vlorës, gjatë fazës së gjykimin është thirur dy herë nga ana e prokurorisë, por në fakt ai ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, për të dëshmuar lidhur me masat që janë ndërmarë për miratimin e sheshit dhe lejës së ndërtimit, të kompleksit “Jon”, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Dy herë refuzim
Me kërkesë të prokurorisë së Vlorës, kryegjyqtari i këtij rrethi Artur Malaj, që ka qënë dhe gjyqtari i çështjes në ngarkim të Odhise Zotos, i ka dërguar Shpëtim Gjikës, dy herë fletë-thirje për tu paraqitur në sallën e gjyqit, por në të dyja rastet kryebashkiaku nuk është paraqitur. Nuk dihen me saktësi arsyet e mos paraqitjes në gjykatë për të dëshmuar, por është konfirmuar që fletë-thirjet kanë shkuar në adresën e banimit të tij, si dhe në bashki. Një gjë e tillë mësohet se ka ndodhur dy herë, ku gjyqtari Malaj e ka ftuar për të dëshmuar në seancën gjyqësore.
Pikërisht në seancat e mungesës së kryebashkiakut, prokuroria ka pyetur disa dëshmitarë të tjerë. Gjika në këtë çështje është thirur si person që ka dijeni rreth rrethanave të ndodhjes së veprës penale. Në këtë dosje janë pyetur disa nga zyrtarët kryesore të bashkisë së Vlorës, ndërkohë që vetë kryebashkiaku mësohet se s’ka pranuar të flasë në gjykatë, për çështjen e miratimit të lejës dhe sheshit të ndërtimit, për kompleksin “Jon” në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës dhe Xhuvi Sharxhit.
PROKURORIA U TERHOQ
Pas dy fletë-thirjeve të nisura në adresë të Shpëtim Gjikës, vetë prokuroria e Vlorës ka kërkuar në një nga seancat gjyqësore që të heqë dorë nga pyetja e këtij dëshmitari VIP. Nuk dihen arsyet se pse dhe si e ka argumentuar prokuroria e Vlorës, heqjen dorë nga pyetja e dëshmitarit Gjika, kjo për shkak edhe pse ndoshta dëshmia e tij, nuk i shërbente këtij procesi penal. Megjithatë në këtë çështje prokuroria e Vlorës ka dalë me konkluzjon konkret duke kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për të pandehurin Odhise Zoto si dhe dënimin edhe me gjobë në masën 4 milion lekë të vjetra.
Ndërkohë që një tjetër kërkesë e prokurorisë për të pandehurin Zoto, ka qënë dhe heqja e të drejtës për të ushtruar profesionin në një afat prej dy vjetësh. Ndërkohë që nga ana tjetër, mësohet se avokatët mbrojtës të të pandehurit Zoto, i kanë kërkuar gjykatës shpalljen të pafajshëm të ish-shefit të Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës. Zoto në këtë proces gjykohet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
DENIMI
Në këtë çështje prokuroria e Vlorës ka dalë me konkluzjon konkret duke kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për të pandehurin Odhise Zoto si dhe dënimin edhe me gjobë në masën 4 milion lekë të vjetra vendim që s’është dhënë ende.
PAFAJESI
Nga ana tjetër, mësohet se avokatët mbrojtës të të pandehurit Zoto, i kanë kërkuar gjykatës shpalljen të pafajshëm të ish-shefit të Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Odhise Zoto.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com