Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri urdhëron revokimin e lejes minerare dhënë subjektit “YZO” shpk, në Gurrë të Librazhdit, ku pak ditë më parë humbi jetën një inxhinier dhe minatori i minierës.

Nga këqyrja e dokumentacionit të disponueshëm në subjekt dhe inspektimeve në terren, RISHM-i konstatoi se gjendja teknike e galerisë nuk ishte e mirë dhe se mungonte krejtësisht armatura në të gjithë gjatësinë e saj.
 
Specialistët konstatuan se shkaku i ndodhjes së aksidentit, me pasojë vdekjen e inxhinierit Drini Bogdani dhe minatorit Haxhi Danga, ka qenë shkëputja nga tavani i punimit në ballin e saj, të një masivi shkëmbor, i cili i ka goditur në kokë dhe në trup duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.

Duke konstatuar se aksidenti ka ardhur si rezultat i mos zbatimit të Rregullave të Sigurimit Teknik, RISHM-i vendosi pezullimin e punës në të gjithë objektin minerar dhe i propozoi Ministrit revokimin e lejes minerare.

Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)