TIRANË - Për herë të parë, qeveria ka nisur auditimin e kompanive që bëjnë nxjerrjen e naftës në token shqiptare. Ministri i energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka deklaruar se ky kontroll po bëhet për të parë realisht sesa është fitimi që realisht i kalon shtetit nga ky shfrytëzim dhe sa kompanive shfrytëzuese, kur deri me tani sipas tij, kontrolli nuk ka qenë i detajuar.
Gjiknuri tha se qeveria po negocion kontratat në mënyrë të veçantë me kompanitë e huaja te interesuara për eksplorimin e naftës, përfshire dhe ne det te hapur ne territorin shqiptar
"Jam dëshmitar të një interesi të intensifikuar, të rritur nga shumë kompani ndërkombëtare në fushën e naftës të cilët kërkojnë të marrin pjesë në nxjerrjen e hidrokarbureve shqiptare. Dhe shteti do ti mundësojë këto mundësi në një garë transparente dhe një mundësi më të mirë dhe duke marrë interesa më të mira për publikun shqiptar, dhe jo si shpeshherë ka ndodhur që interesat e publikut të jenë nëpërkëmbur në favor të kompanive." tha Gjiknuri
Ministri Gjiknuri tha se kontroll te rrepte do të ketë dhe në sektorin minerar kur sipas tij situata e humbjeve të jetëve specifikisht në Bulqizë nga mosrespektimi i kushteve në punë nga e kompanive është e patolerueshme
"Kemi qenë koshient që ka pasur shumë humbje jete në veprimtarinë minerale. Profesioni minerar është i rrezikshëm, kuptohet ka humbje jetësh kudo por është e papranueshme kur këto humbje jetësh vijnë nga mosrespektimi i rregullave teknike apo mungesës së monitorimit nga ana e shtetit." tha Ministri
Gjiknuri iu referua dhe ndryshimeve në ligjin minerar që po kalojnë në kryesine e kuvendit dhe që shume shpejt sipas tij, do të jetë gati për t’u vënë në zbatim. Këto deklarata Gjiknuri i bëri nga konferenca e mbajtur për herë të parë në Tirane për shërbimet gjeologjike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO