Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen '5 Maji': Motoja jonë është puna

Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen '5 Maji': Motoja jonë është puna

Punimet te lagja '5 maj', Tiranë

Edhe në këto ditë të para të Janarit, puna për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit po vijon intensivisht. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “5 Maji”, që përfshin edhe  asfaltimin dhe rrjetin e kanalizimeve.

Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut deklaroi se ky investim është vazhdimësi e projekteve të shumta që po zbatohen në Elbasan.

“Ajo çfarë po shikojmë këtu është vazhdim i punëve të mira të nisura nga Bashkia e Elbasanit në të gjithë periferitë e qytetit. Zona që për shumë vite s’kanë parë investime. Kemi parë sesi u transformua rruga pranë kësaj zone dhe tashmë kemi një rrugë tërësisht të asfaltuar. Tani po vazhdohet me një çështje të rëndësishme që është çështja e ujërave të zeza, një kërkesë e kahershme e banorëve.

Është një punë konkrete e Bashkisë së Elbasanit”, tha Gjiknuri. Numri dy i socialistëve siguroi qytetarët se ky do të jetë ritmi i Bashkisë së Elbasanit për të adresuar nevojat e komunitetit. “Sapo ka filluar viti i ri dhe këtu vazhdohet puna me shumë intensitet. Ky do të jetë ritmi i vazhdueshëm  i Bashkisë së Elbasanit duke adresuar problematikat e të gjithë banorëve.

Në fakt, ky është edhe mishërimi i asaj që karakterizon dhe bashkinë këtu, po edhe garën që na pret, pse ta fshehim!

Ne jemi këtu për të bërë punë. Ne jemi këtu për të transformuar qytetin, për të vazhduar investimet. Disa investime me fondet e bashkisë Elbasan dhe shumë të tjera me fondet e qeverisë shqiptare”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se motoja në Elbasan është vetëm puna. “Motoja është: për qytetarët e Elbasanit punë dhe vetëm punë, ndërkohë që të tjerët ofrojnë thjeshtë luftën e politikës së Tiranës. Elbasanllinjtë, si njerëz të mençur dhe të urtë kërkojnë të jetojnë mirë, të përmirësojnë jetën e tyre, të qeverisen nga njerëzit  që përditë mendojnë sesi të punojnë më mirë për të transformuar të gjithë lagjet e qytetit të Elbasanit. Gledi po e bën shumë mirë këtë. E ka demonstruar që ka ditur ta bëjë mirë dhe jam i bindur që megjithë përkrahjen tonë dhe qeverisë shqiptare ai do të vazhdojë ta bëjë këtë punë akoma më mirë” theksoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se investimet do të vijojnë edhe në lagje të tjera, kryesisht në zonat informale.

“Është një mision i madh që ne kemi marrë përsipër në këtë mandat të parë për të mbyllur një problematikë shumë të madhe sidomos në lagjen “5 Maji”. Do vazhdojmë me investimet në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në shumë zona të tjera të Elbasanit, kryesisht në zonat informale. Ky vit i ri që sapo erdhi na ka gjetur duke punuar. Realisht, në Elbasan nuk kemi ndaluar asnjëherë punën, nuk kemi ndaluar asnjëherë hapjen e kantiereve, nuk kemi ndaluar asnjëherë inspektimet për të gjithë punët e mira që bëjmë për komunitetin”, tha ai. Llatja deklaroi se puna po vijon dhe në kantierët e tjerë të hapur dhe për shkollat e reja. “Po vazhdojmë gjithashtu me kantieret, me riasfaltimet, me ndërtimet e shkollave dhe shumë punë të mira që na presin në vitin 2023. Puna gjatë gjithë kohës në bashkinë e Elbasanit nuk ka ndaluar”, tha Kryebashkiaku Llatja.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër