Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, administratori i OSHEE-së Adrian Çela, Prefektja Etjona Hoxha dhe zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile prezantuan sot nga qyteti i Vlorës nisjen e procesit të identifikimit dhe popullimit të adresës për çdo shtetas derë më derë në të gjithë territorin.
Gjatë këtij projekti do të mund të realizohet edhe evidentimi dhe saktësimi i të dhënave të abonentëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, adresa e saktë, mënyra se si janë lidhur klientët në rrjet nisur nga niveli i tensionit si dhe të dhënat për matësit.
Gjatë këtij takimi ministri u shpreh se disiplinimi i pagesave dhe shtimi i likujditetit në sektorin energjitik bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve
Për llogari të Gjendjes Civile do të bëhet edhe përdorimi i bazës së deritanishme të të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave për aksesimin në terren të të dhënave të tipit gjurmë rrugësh me emërtimet përkatëse, gjurmën e ndërtesës dhe numërtimin përkatës të saj, për të bërë verifikimin dhe regjistrimin në terren të të gjithë bazës së të dhënave për sa i përket realizimit ose heqjes së gjurmës së ndërtesave si dhe shtimin e informacionit karakteristik të hyrjeve të ndërtesave, numërtimin e kateve për hyrjet përkatëse, numërtimin e apartamenteve.
Fjala e Gjiknurit në ceremoninë e mbajtur në Vlorë ku u lançua nisja e procesit të “Popullimit”
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Gjatë këtij projekti do të mund të realizohet edhe evidentimi dhe saktësimi i të dhënave të abonentëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, adresa e saktë, mënyra se si janë lidhur klientët në rrjet nisur nga niveli i tensionit si dhe të dhënat për matësit.
Gjatë këtij takimi ministri u shpreh se disiplinimi i pagesave dhe shtimi i likujditetit në sektorin energjitik bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve
Për llogari të Gjendjes Civile do të bëhet edhe përdorimi i bazës së deritanishme të të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave për aksesimin në terren të të dhënave të tipit gjurmë rrugësh me emërtimet përkatëse, gjurmën e ndërtesës dhe numërtimin përkatës të saj, për të bërë verifikimin dhe regjistrimin në terren të të gjithë bazës së të dhënave për sa i përket realizimit ose heqjes së gjurmës së ndërtesave si dhe shtimin e informacionit karakteristik të hyrjeve të ndërtesave, numërtimin e kateve për hyrjet përkatëse, numërtimin e apartamenteve.
Fjala e Gjiknurit në ceremoninë e mbajtur në Vlorë ku u lançua nisja e procesit të “Popullimit”Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com








