Gjiknuri: Do ndalojmë vjedhjet e
energjisë, reformë dhe në industri
Energjia dhe industria në Shqipëri janë tema e diskutimit në Forumin Ekonomik të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri i Energjisë është ndalur tek ndryshimi i legjislacionit në fushën e energjisë.
TIRANE- Energjia dhe industria në Shqipëri janë qenë tema e diskutimit në Forumin Ekonomik të organizuar në hotel “Sheraton” nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri është ndalur tek ndryshimi i legjislacionit në fushën e energjisë, përmirësimi i situatës, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.
Kreu i Energjitikës tha se do të rishikohet çmimi i energjisë.
“2014 është vit i rëndësishëm për miratimin e ligjit të ri të energjisë. Do t’i vijë në ndihmë biznesit, pasi një sektor i rregulluar i energjisë do t’i vijë në ndihmë investimeve. Ne do të kërkojmë mënyra për zgjidhjen e problemit të vendosjes së çmimit të energjisë. Do ta rishikojmë këtë. Nuk duam të rëndojmë qytetarët. Është me rëndësi që të gjithë aktorët të japin kontributin e tyre. Do të investojmë në linjat e transmetimit, e konsiderojmë me rëndësi” tha Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri është ndalur edhe tek sektori i Industrisë, ndërsa tha se duhen ndërhyrje për të eliminuar rregullat e padrejta të lojë, duke i hapur kështu mundësi investimeve efikase.
Kreu i energjitikës tha se do të rishikohen koncensionet e dhëna në fushën e naftës, mineraleve dhe instrustrisë në tërësi, duke theksuar se do të bëhet transparencë.
Forumi Ekonomik ka si qëllim të diskutojë mbi problemet kryesore dhe sfidat me të cilat biznesi i huaj në Shqipëri përballet dhe për të dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe mbështetje për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit të huaj në vend, si dhe institucionet relevante të ekonomisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Katari po tenton të zgjerojë fushën e ndërmjetësimit mes Kievit dhe Moskës! Forcat ajrore të dy shteteve lëshojnë dronë njëra-tjetrës gjatë natës
29 Nëntor, 09:26
-
Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj
29 Nëntor, 09:26
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14
-
Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete
29 Nëntor, 09:12
-
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor
29 Nëntor, 08:51
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor, 08:46
-
Conference League/ Chelsea dhe Legia nuk falin, dy skuadrat kalojnë në fazën e 1/16! Rezultatet e 17 ndeshjeve
29 Nëntor, 08:46
-
VIDEOLAJM/ Lezhë/ Nënkalimi në Fushë Mamurras i pakalueshëm për makinat e vogla, niveli i ujit arrin 40 cm
29 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Sheshi 'Duomo' i Milanos kuq e zi për 28 Nentor! Shikoni festën e shqiptarëve në Itali deri në mbrëmje vonë
29 Nëntor, 08:37
-
Europa League/ Lazio barazim kualifikimi, në 1/16 edhe Bilbao e Frankfurt! Man. United fiton me përmbysje, Tottenham dhe Roma barazojnë 2-2
29 Nëntor, 08:26
-
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet
29 Nëntor, 08:23
-
Sot 29 Nëntori - 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e ShBA-së: Koha për të nderuar sakrificat e festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj
29 Nëntor, 08:10