TIRANE- Ministri i Industrisë dhe Energjetikës Damian Gjiknuri deklaroi se do të liberalizohet një pjesë e tregut të energjisë.
Deklarata është bërësot në analizën e punës së Operatorit të Sistemit te Transmetimit.
Ministria e Energjitikës ka bërë të ditur se, hapja e tregut, është pjesë e reformës ligjore që do të iniciohet nga ky institucion në kuadër të implementimit të Paketës së Tretë rregullatore të BE-së dhe detyrimeve te marra nga vendi ynë si vend anëtar e Komunitetit të Energjisë, konsiston në daljen si klient të kualifikuar të konsumatorëve të lidhur në nivelin 35 kV dhe 20 kV, ka sqaruar ministria me anë të një njoftimi zyrtar.
Sipas ministrisë së Energjitikës, “këta konsumatorë nuk do të furnizohen me tarifa të rregulluara të miratuara nga ERE, por do të operojnë në treg për furnizimin e tyre me energji elektrike nga furnizuesit e kualifikuar dhe tregtarët e licensuar të energjisë elektrike. Kjo reformë parashikohet të hyje në fuqi në janar 2015”.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i OST, Engjëll Zeqo, paraqiti problemet me të cilat po përballet kjo kompani për shkak të vështirësive nga detyrimet e papaguara prej kompanisë CEZ shpërndarja.
“OST është në vështirësi për shkak të borxheve që ka krijuar CEZ-i, që arrijnë në vlerën 90 milionë euro”, tha Zeqo.
Kreu i OST-së kërkon dhe financime për ndërtimin e disa nënstacioneve. “Nëse s’ndërtojmë nënstacione të reja jugu i vendit mbetet pa energji.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com