Gjiknuri: Galeritë e zonës D s'kishin
siguri, të hetohet presioni
Ministria e Energjetikës reagon ndaj tentativës së 5 minatorëve për t'u vetëdjegur në shenjë protest për mbylljen e galerive të minierave në zonën D.
TIRANE- Ministria e Energjetikës reagon ndaj tentativës së 5 minatorëve për t'u vetëdjegur në shenjë protest për mbylljen e galerive të minierave në zonën D.
Sipas një njoftimi për shtyp thuhet se reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë kontrolluar situatën në zonën D në Bulqizë dhe në raport kanë konstatuar probleme të kushteve të sigurisë në subjektin “Tur-Alb Krom” shpk i cili operon si nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”.
“Referuar këtyre problemeve të theksuara me kushtet e sigurisë, Ministri i Energjisë ka urdhëruar pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar për zonën D. Është detyrë ligjore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale mes shtetit dhe subjekteve private, në të gjitha aspektet, përfshirë dhe veçanërisht sa i takon zbatimit të kushteve të sigurisë teknike. “- thuhet në njoftimin për shtyp.
Në njoftimin për shtyp thuhet se Ligji përcakton gjithashtu kushtet minimale që duhen plotësuar që një operator të vazhdojë ta ushtrojë aktivitetin minerar. Në të kundërtën, shteti nuk mund të rrijë duarkryq por Ministria ka detyrimin ligjor që të pezullojë çdo marrëveshje e cila bie ndesh me përcaktimet ligjore dhe cënon sigurinë e jetën e minatorëve të punësuar.
Njoftimi për shtyp mbyllet duke i kërkuar policië të hetojë çdo rast presioni.
“Duke e konsideruar prioritet jetën e minatorëve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë refuzon çdo akt që bie ndesh me këtë parim dhe i kërkon Policisë së Shtetit që të hetojë çdo rast presioni që zotërues të lejeve minerare ushtrojnë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj institucioneve shtetërore për të neglizhuar zbatimin e ligjit dhe standardeve minerare në marrëveshjet kontraktuale.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.1%
-
Jo
61.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
28 Nëntor, 15:43
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës
28 Nëntor, 15:36