Gjiknuri e ka pritur sot ambasadorin në dikasterin që ai drejton dhe biseda ndërmjet tyre është përqëndruar kryesisht në çështjen e gazsjellësit TAP dhe ndikimin që ai pritet të ketë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Burimet zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se ministri ka kërkuar të shihen me shumë përparësi investimet në kuadër të gazifikimit dhe kompanive vendase duhet t’u krijohet mundësia për t’u përfshirë në këtë fazë të projektit.
Po ashtu, z.Gjiknuri u angazhua për krijimin e një sektori të veçantë në ministri, me specialistë për çështjen e gazit, ashtu sikurse në nivel ndërministror do të funksionojë një “Task Force” për të shtyrë përpara projektin TAP.
Ambasadori Mustafayev nga ana e tij vlerësoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha për të tërhequr investitorët e huaj ndërsa projekti i gazsjellësit TAP do t’i sigurojë përfitim të madh ekonomik në këndvështrimin e gazifikimit dhe diversifikimit të burimeve energjetike; ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar palën shqiptare dhe veçanërisht në aspektin teknik e në trajnimin e specialistëve të fushës së gazit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)