Plotësohet kushti i parë i opozitës për 'Zgjedhoren'/ Gjiknuri: I gatshëm të largohem nga Komisioni (VIDEO)

TIRANË- Bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në këtë Komision me kusht që ta njohë PD-ja. Largimi i Gjiknurit nga drejtimi i kësaj reforme ishte një kusht i artikuluar nga lideri demokrat Lulzim Basha menjëherë pas ftesës që Rama i bëri opozitës joparlamentare për t'u ulur në dialog për Reformën Zgjedhore. 

Nga ana tjetër Gjinkuri ironizoi këtë kusht të vendosur nga PD, teksa deklaroi se do të ishte njësoj sikur PS të kushtëzonte pjesëmarrjen e Bashës në tryezë me argumentin se ka vrarë 4 veta në bulevard. Gjiknuri u shpreh se kriza politike në vend ka ardhur pikërisht për shkak të frikës së opozitës për të marrë pjesë në tryezën politike ndërsa u shpreh lidhur me të drejtën e vetos  që i është lënë asaj kanë marrë kritika edhe nga opozita parlamentare.

"Mua më duket edhe ironike por pse jo dhe qesharake gjithë ajo kauzë për Rama ik mund të përfundojë me Damiani ik në komision. Jam i gatshem të rishikoj pozicionin tim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, si bashkëkryetar, me kusht që PD të njohë komisionin. Nëse opozita e shikon qenien time si pengesë, kuptohet edhe në bashkëbisedim me PS, sepse unë përfaqësoj partinë time dhe jo veten time. Është njësoj sikur ne të themi se duhet të ikë Basha se ka vrarë katër veta. Nuk ka asnjë akuzë penale ndaj meje. Ata duhet të vijnë në tryezë të diskutojnë sepse nuk mund të vendosësh kushte pa bërë veprimet e tua. E rëndësishme është që ata të vijnë dhe të marrin pjesë. Ka qenë ideja ime që PD të ketë një vend në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim pasi të konsultohem me kryetarin e Partisë time. Ata ishin pjesë dhe u tërhoqën. Çështja e sistemit është edhe iniciativë e BE me qëllim që të krijojmë një tavolinë gjithëpërfshirëse. Kriza politike në vend është krijuar për shkak të frikës që ka opozita për të marrë pjesë në sistemin politik. Kanë të drejtën e Vetos edhe pa qenë në parlament. Lidhur me këtë kemi marrë kritika edhe nga opozita jo parlamentare", u shpreh Gjiknuri.

Kryeministri Edi Rama i drejtoi dje një ftesë opozitës jo parlamentare për t'u ulur në dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Lideri demokrat Lulzim Basha iu përgjigj kësaj ftese duke thënë se më parë duhet të zgjidhim krizën politike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lajthia: 19/09/2019 12:32

    Mosssssss cfare kushti qenka plotesuar, nami i zi....edhe ky kryerilindasi sa kushte i ploteson opozites rrugore. Ata "ga" ky na, cfare behet keshtu, termet e faqja zeze TERMET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje