Gjiknuri tha se do largohet nga 'Zgjedhorja'/ Balla-Bashës: Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet, përballohet (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla e ka quajtur të pavend kushtin e liderit demokrat Lulzim Basha për largimin e Damian Gjiknurit nga drejtimit nga Komisioni i Reformës Zgjedhore duke e quajtur atë një nga ekspertët e kësaj reforme. Balla tha se nuk duhet humbur kohë për nisjen e Reformës Zgjedhore pasi implementimi i saj kërkon kohën e saj ndërsa u shprej se çdo ditë e humbur për t'u ulur në tryezë është e shkuar dëm.

Numri dy i Partisë Socialiste deklaroi se qeveria gjermane e mbështet hapjen e negociatave me BE.

"Së pari të gjithë e dinë që pas vetë dorëzimit nga ana e PD dhe LSI, është krijuar në komisionin e Reformës Zgjedhore që PD të jetë e përfaqësuar në këtë komision dhe ajo që Rama ka bërë dje është një shprehje e gatishmërisë sonë që në Komision të jetë edhe zëri apo kërkesat e PD apo aletartë të saj. Secila prej palëve duhet të kuptojë se ne jemi aleatë me njëri tjetrin.

Secili duhet të sjellë këndvështrimet e veta që zgjedhjet e 2021 të bëhen  me një kod të ri zgjedhor. Është një kohë shumë e shkurtër që nga momenti që do të nisin këto ndryshime deri në miratimin e tyre do duhet një kohë e caktuar. Impementimi i teknologjisë në zgjedhje kërkon kohën e saj. Cdo ditë e humbur është e shkuar dëm. Diskiutimi me OSBE është një qasje e parë për të kuptuar disa propozime që mund të kenë lifdhur me sistemin. Ajo që duhet të jetë e rëndësishme lidhet tërësisht me adresimet e OSBE. Unë dje kam theksuar edhe nevojë të fokusohemi te ligji i partive politike për financimet e tyre. Duhet adresuar për të reduktuar vulnerabilitetin e financimeve te PD. Unë nuk jam dakord me këtë qasje të PD që vendos kushte për përfaqësuesit e PS. Gjiknuri është një nga ekspertët më të mirë për hartimin e reformës zgjedhore. Unë nuk dua të hyj asapk në këtë debat pa kuptim. Kjo është e pakuptimtë. Kemi një situatë të tillë, në komision nuk ka përfaqësues të PD apo LSI. Në parimet themelore të drejtave të njeriut askush nuk duhet të paragjykohet nëse nuk ka një vendim gjykatë që provon fajësinë e tij. Kemi pranuar edhe kërkesën. Koha në dispozicion është e shkurtër. Kodi Zgjedhor miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Rama nisur nga kjo nevojë për të respektuar votën e shqiptarëve i ka bërë një ftesë që të jenë pjesë e tryezës. Në demokraci kundërshtari përballet dhe nuk zgjidhet. Qeveria gjermane e ka mbështetur dhe e mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Sipas Raportit të Bundestagut Reforma në drejtësi është model dhe lidhet me dy kapitujve me thelbësore për anëtarësim. Mezi pres që Kuvendi i Shqipërisë ta ushtrojë të drejtën sa më shpejt.

Pavarësia e gjyqësorit ka qenë dhe mbetet themeli i Reformës në Drejtësi", u shpreh Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale