Gjiknuri: Ky ligj u shkrua nga PD! Këshilli Politik e mbylli punën për Kodin Zgjedhor

Damian Gjiknuri tha se Puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frikërat që opozita kishte për votën. Gjiknuri tha se ky ligj siguron që të jetë i gjithëpranuar, ndërsa shtoi se mund ta quajmë edhe ligj të shkruar nga vetë PD. Gjiknuri tha se të hënën ky draft i kalon Komisionit të Zgjedhores ndërsa Këshilli Politik do të vijojë diskutime me çështje të tjera që janë lënë në një fazë të dytë.

"Plotësuam kërkesat që kishte opozita për ato garanci që kanë ekzistuar në ligjin aktual. Për ne është e rëndësishme që  ligji zgjedhor të reflektojë frikat e opozitës që të hyjnë në zgjedhje të gjithëpranuara. Për këto dy- tre ditë teksti i dërgohet Kuvendi, nuk ka më debate, janë vetëm çështje teknike. E rëndësishme është që kemi një ligj zgjedhor të gjithëpranuar, jo më i mirë por që rregullat e lojës të jenë pranuar nga palët. U la që përzgjedhja të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një të dërguar të saj që të bëjë përzgjedhjen. Ai do të ketë të drejtën e përjashtimit apo përzgjedhjes në një grup personash. Për Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik e mbylli punën, por do të mblidhet për financimin e partive dhe referendumet, vota e emigrantëve është një e drejtë e garantuar", tha Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se është arrit dhe marrëveshja për ligjin zgjedhor për vitin 2023, siç është folur dhe më herët. “Punë e lodhshme ishte, për shkak dhe të klimës së tensionuar politike. Sot arritëm marrëveshjen për KQZ-në që do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një anëtar të dërguar në Kuvend dhe do të ketë të drejtën e përjashtimit për anëtarët e propozuar prej nesh, afërsisht siç është tani”, u shpreh anëtari i maxhorancës.

Ai foli edhe njëherë për votën e emigrantëve, duke thënë se do u garantohet e drejta për të zgjedhur. “Vota është e garantuar, vota e tyre do të bëhet e mundur pasi ata të regjistrohen në regjistrin e gjendjes civile, pasi ata e kanë të drejtën e zgjedhjes. Kemi rënë dakord që aktet normative të miratohen me konsensus”.


Lajmi kryesor:

'Shtëllunga' tymi të bardha, Këshilli Politik bie dakord për Kodin Zgjedhor! Gjiknuri: Ky ligj u shkrua nga PD! Hajdari: Dakordësi për votën e diasporës! PD/LSI: Siguruam votën e shqiptarëve


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare