Gjiknuri me Paganon: Masat në
energji rritën interesin për investim
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri priti në një takim Patrizio Paganon Drejtor Ekzekutiv pranë Bankës Botërore në Ëashington, i shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë zonja Tahseen Sayed.
TIRANE - Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri priti në një takim Patrizio Paganon Drejtor Ekzekutiv pranë Bankës Botërore në Ëashington, i shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë zonja Tahseen Sayed.
Gjatë takimit, Ministri Gjiknuri njohu drejtuesit e Bankës Botërore me hapat dhe masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të reformës në sektorin e energjisë elektrike. Gjiknuri theksoi se se janë kryer një sërë veprimesh që çojnë në rritjen e likuiditetit në sektor, përmirësimin e aspektit financiar dhe nxjerrjen e tij sa më shpejt nga kriza.
Gjiknuri nënvizoi se reformat në energji kërkojnë kohën e tyre për tu ndërmarrë dhe për të patur rezultate të konsoliduara ndërsa qeveria shqiptare është e angazhuar seriozisht në këtë drejtim.
Ministri u shpreh se qeveria e ka një plan të gjerë tanimë për të adresuar të gjitha sfidat e sektorit me seriozitetin maksimal, ndërsa falenderoi Bankën Botërore për mbështetjen që po i jep qeverisë në drejtim të kryerjes së këtyre reformave.
“Shoh se ka një interes në rritje për investime në të gjithë portofolin e energjisë në Shqipëri por është me shumë rëndësi që sektorit së pari ti konsolidohet disiplina financiare”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ai nënvizoi se përmes projektit të Bankës Botërore për Rimëkëmbjen Energjitike por edhe me fondet e vet kompanive KESH, OST dhe OSHEE do të mund të kryhen investime konkrete në terren të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji për qytetarët.
Nga ana e tij Pagano vlerësoi reformat e ndërmarra duke i cilësuar si mjaft të rëndësishme në drejtim të stabilitetit financiar të sektorit, rritjes së nivelit të arkëtimeve dhe reduktimit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.
Drejtuesit e Bankës Botërore deklaruan se sfida e qeverisë shqiptare në sektorin energjitik është e rëndësishme dhe deri më tani po ecet në rrugën e duhur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.4%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve
18 Maj, 09:15
-
Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë
18 Maj, 09:09
-
Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD: Berisha s'donte të lironte të burgosurit politik! Na tha doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu
18 Maj, 08:44
-
Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?
18 Maj, 08:12
-
Foshnja 5 muajshe në krahët e gjyshes vdes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes
18 Maj, 07:54
-
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin
18 Maj, 07:39
-
Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet
18 Maj, 07:24
-
Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot
18 Maj, 07:09
-
Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO + VIDEO)
18 Maj, 00:12
-
GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani
17 Maj, 22:48
-
‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë
17 Maj, 22:40
-
'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë
17 Maj, 22:38