Gjiknuri: Ndërtimet në përputhje
me kërkesat për kursim energjie

Të gjithë ata që do të aplikojnë për leje ndërtimi do t’u aprovohet vetëm nëse përdorin materiale që ndikojnë në kursimin e energjisë. Një kriter i tillë është paralajmëruar nga ministri i energjetikes Damian Gjiknuri, kusht ky i përcaktuar në ligjin e ri të planifikimit të territorit.

“Sepse kursimi kthehet në një burim në kushtet kur konsumi i energjisë elektirke pritet të rritet. Në kushtet kur konsumi i energjise elektrike rritet aq më shumë problematik bëhet për shoqeritë, aq më shumë problematikë behet për shoqeritë , aq më shumë kosto sjell dhe kërkon gjenerime të reja. Kështuqë një nga menyrat më të mira alternative për ta zbutur atë është pikerisht kursimi. Dhe patjetër eficenca nëpër godina në ndertim është një nga burimet e pa shfrytezuara që realisht në të ardhmen Shqipëria ashtu si shumë vende të tjera duhet të tregojë shumë vemendje, shumë kujdes dhe vertet duhet ti shfrytezojë keto burime”, tha ministri Gjiknuri.

Ligji për eficencen në energji synon të imponojë disa standarde për godinat në ndërtim, pasi deri më ndertesat e ndërtuara në Shqipëri nuk lënë vend për kursim, por konsumojnë energji më teper se ç'duhet.

“Shqipëria ka qënë në një situatë të veshtirë ekonomike përsa i përket sektorit të energjisë elektrike dhe këto veshtirësi sa vijnë dhe shtohen , dhe realiteti nuk është shumë i mirë, prandaj kerkohen edhe reforma në sektorin e energjisë elektrike, por kjo duhet të ecei parale me uljen e konsumit të energjisë elektrike”, tha ministri i Energjitikës dhe Industrisë.

Gjiknuri theksoi se energjia do të kthehet në një kosto reale atehere kur energjia lektrike nuk do të shpredorhet sic është bërë deri tani dhe njerzit do të gjejne burime alternative të energjisë. Dhe një nga mënyrat është imponimi strikt i kodeve të të banesave, i standardeve të ndërtimit që fillojnë dhe ulin konsumin e energjisë elektrike.
 
Cilësia e ndërtimeve në vendin tonë ka bërë që qytetaret të përdorin gjerësisht për ngrohje energjinë elektrike. Përdorimi i i termoizolimit në ndërtime do të ndikojë pozitivisht jo vetëm tek qytetarët, por edhe në kursimin e energjisë.

Fjala e plotë e Ministri Gjiknuri në seminarin me temë “Eficienca e Energjisë në Banesa për një Zhvillim të Qëndrueshëm"
 
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti