Gjiknuri: Pasuritë e mia janë publike, nuk shqetësohem nëse i heton SPAK

A ka nisur SPAK hetim pasuror ndaj Damian Gjiknurit?

Në një konferencë për median Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar. Madje kujton se pasuritë e tij janë kaluar në sitë 3 herë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

'Nuk kam dijeni se ka hetim për pasurinë time nga SPAK, por ato janë të deklaruara dhe unë jam kontrolluar tre herë nga Inspektorati i Lartë që në opozitë, në kohën e Sali Berishës.  Pasuritë e mia janë publike.Unë nuk shqetësohem. E them publikisht që nuk kam asnjë lloj përfitimi nga personat në fjalë. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)"- tha Gjiknuri.

Sa i takon udhëtimeve të tij me dy biznesmenët, në kërkim për inceneratorët Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata. 

“Udhëtimet e mija kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri


Lajmi kryesor:

Gjiknuri i kalon detyrën Klosit si Sekretar i Përgjithshëm: PS edhe kur fiton reflekton! S'ndihem i braktisur nga Rama! Nëse SPAK do më thërrasë për inceneratorët do jap llogari


S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni