TIRANË- Dy ditë pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Damian Gjiknuri i ka kaluar sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosit! Në një dalje për mediat, ish-numri 2 i socialistëve argumentoi se këto ndryshime vijnë në kuadër të analizës që PS po zhvillon pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjiknuri tha se nuk ndjen asnjëlloj braktisje nga kryesocialisti Edi Rama, për të cilin shtoi se e vlerëson për lidershipin e tij. Sipas Gjiknurit, çdo organizate politike që të funskionojë në mënyrë efikase duhet të bëjë reflketim pas fitores.
‘Sot është një ditë e veçantë për mua që pas 2 vitesh ja dorëzoj detyrën një kolegu të nderuar. Sërish kjo parti në çdo moment fitorje vendos që të reflektojë. Gjatë punës sime PS arriti të marrë një fitore historike janë 53 parti të fituara nga PS. Falënderoj të gjithë anëtarët e asamblesë, gjithë sekretariatin, gjithë anëtarët e partisë. Sekretariati ofroi dorëheqjen në funksion të analizës. Në shtator do të futemi në zgjedhje. Jam i bindur se do ta bëjë PS edhe më efikase si organizatë. Organizatat janë më të fuqishme edhe kur bëjnë reflektim pas fitores.’- tha Gjiknuri.
Blendi Klosi, i cili do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i komanduar deri në shtator, kur edhe do të mblidhet kongresi i PS-së, e do të zgjidhen sekretarët e rinj, u shpreh se me këtë detyrë kanë fokus kryesore reformimin e partisë.
‘PS fiton sepse njerëzit punojnë shumë. Qartazi në këtë detyrë në kemi reformimin e partisë kërkimin e mendimit të sa më shumë njerëzish që e duan dhe e mbështesin këtë parti.’-tha Klosi.
Por me interes të veçantë për gazetarët rreth Damian Gjiknurit ishte edhe përfshirja e tij në dosjen e inceneratorëve, aferë për të cilën është shpallur në kërkim nga policia ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj. Deputeti socialist i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij dhe theksoi se roli i tij si ministër i Energjisë te inceneratorët ka qenë perfierik. Gjiknuri pohoi se nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK në lidhje me këtë çështje e shtoi se në çdo moment që do të thirret do të japë llogari para drejtësisë. Ai u shpreh se nuk ka lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se pasuritë e tij janë publike dhe 3 herë të kontrolluara.
“Nuk kam dijeni se ka hetim për pasurinë time nga SPAK, por ato janë të deklaruara dhe unë jam kontrolluar tre herë nga Inspektorati i Lartë që në opozitë, në kohën e Sali Berishës. Pasuritë e mia janë publike. Unë nuk shqetësohem. E them publikisht që nuk kam asnjë lloj përfitimi nga personat në fjalë”.- tha Gjiknuri.
I gjithë Sekretariati i PS u shkarkua në Asamblenë Socialiste dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Kreu i ri i grupit parlamentar u emërua Bledi Çuçi.
Në shtator, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet për të marrë një vendim për përjashtimin ose jo nga partia të Arben Ahmetaj, ish-numri 2 i qeverisë, në kërkim për aferën e inceneratorëve.
Blendi Klosi, tashmë i komanduar si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, u shpreh se për fatin e Ahmetajt në parti është ekskluzivitet i grupit parlamentar dhe pritet të diskutohet në sesionin e ri në shtator.
‘Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së. Vijon që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetej që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë.’- tha Klosi.
Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat para gazetarëve u përgjigje në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen për hetimin e aferës së inceneratorëve.
‘Nuk kam propozuar unë që të bëhet impianti djegëseve. Asnjë nuk ka dalë të nxjerrë se unë kam përfituar nga këta njerëz. Këta kur ishin qytetarë të lirë ishin dy njerëz që bënin bizneset e tyre ndër vite në Shqipëri. Njërin e njoh në vitin 2001 (Klodian Zoton) Jeta kështu m'i ka sjellë. Mos i gjykoni veprimet e 10-15 vitave më parë. Këta nuk ishin terroristë ndërkombëtare, por po hetohen për një procedurë të caktuar. Vendimmarrjet që kanë sjellë pasoja apo përftime për to ato janë vepra të gabuara.’- tha Gjiknuri.
A ka nisur SPAK hetim pasuror ndaj Damian Gjiknurit?
Në një konferencë për median Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar. Madje kujton se pasuritë e tij janë kaluar në sitë 3 herë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
'Nuk kam dijeni se ka hetim për pasurinë time nga SPAK, por ato janë të deklaruara dhe unë jam kontrolluar tre herë nga Inspektorati i Lartë që në opozitë, në kohën e Sali Berishës. Pasuritë e mia janë publike.Unë nuk shqetësohem. E them publikisht që nuk kam asnjë lloj përfitimi nga personat në fjalë. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)"- tha Gjiknuri.
Sa i takon udhëtimeve të tij me dy biznesmenët, në kërkim për inceneratorët Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata.
“Udhëtimet e mija kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri
Damian Gjiknuri tha një konferencë për gazetarët pas shkarkimit si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së se nuk ndihet i braktisur nga Edi Rama. I pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se ai është i gatshëm që të japë llogari para drejtësisë. Deputeti socialist i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij. Ai theksoi se ka zbatuar vetëm ligjin.
‘Së pari nënkuptohet se befasia për disatë këtij lajmi dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk besoj se do të përbëjë boshtin apo mendimin tim. Ne pas çdo procesi zgjedhor i nënshtrohemi një procesi të ri analize. Nuk i quaj fare në atao terma që ju i quani. Fundi i diçkaje është fillimi i diçkaje të re për mua. Vendimmarrjet duhen parë në efektet që sjellin në terma afatgjatë. Do të duhet shumë kohë për të kuptuar se çfarë të mirash sjellë kjo vendimmarrje. Unë jam mësuar me këto akuza! Përballjes sime politike si në opozitë ashtu edhe në pushtet. Unë jam akuzuar gjithmonë. Jam akuzuar për 600 mln euro të cez. Unë bashkëpunova me drejtësinë edhe e vërtet doli ditën për diell. Nuk është hera e parë që akuzohem, pro ka një drejtësi që i vlerëson këto gjëra, jo opinion publik që divesfikohet nga palë politike. Ligji do të flasë të vërtetën. Personalisht nuk ndjej asnjëlloj braktisje. Jam në komunikim të vazhdueshëm më Ramën. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme punë. E respektoj vendimmarrjen e tij dhe lidershipin e tij. Me pushtetin vjen edhe ekspozimi ndaj rriskut. Sa i përket hetimit ky hetim ka vite që ka filluar. Unë nuk jam thirru ndonjëherë. Në çdo moment që të më thërrasin do jap llogari. Roli im ka qenë periferik. Jam me bindjen se janë vepra në dobishmëri të publikut. Elbasani është një impiant që funksionon.’- tha Gjiknuri.
Ky p ropshi dhe sajmiri tahiri jan kerzit qe i kan ven flaken vlores qe sdihet sa te vrar e sa do ket akoma keta plera i kan perkrahur keta bq
PërgjigjuAskush nuk eshte vetdeklaruar i fajshem.Te gjithe pas shkarkimit nga detyra dhe thirjeve ne prokurori.Fakti qe dhe Ahmetaj pas thirjeve ne SPAK- ka deklaruar pafajsi por,ne fund rezultoj i akuzuar per korrupsion.Prezumimi pafajsise eshte detyre per tu respektuar nga te gjithe,Saliu i di te gjitha,(korr e mos lidh pa mbajtur pergjegjesi per cfar deklaron,ky person mjaft i "ndershem",ndoshta "qelibari politikes shqiptare").
PërgjigjuUne besoj shume se klosi kete detyre do e coj me sukses duke pare dhe vitet e punes dhe seriozitetin dhe vullnetin qe ka per ti cuar gjerat perpara.
PërgjigjuNje bravo shume te madhe per gjiknurin ka veprur sic duhet vepruar duke punuar me zotesi per tu vlersuar????????????
PërgjigjuSka pse te kete frike Gjiknuri sepse eshte i pafajshem
PërgjigjuTe gjithe te pafajshem jane or teeeejjjjj
e merito klosi se o danoc
Përgjigju