TIRANE- Të gjitha ato kompani që operojnë në sektorin e industrisë dhe që kryejnë shkelje gjatë ushtrimi të aktivitetit të tyre, do të përballen me masa të repta.
Këtë e ka shprehur sot ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Takimi në AKBN, fjala e plotë e ministrit Gjiknuri
Ministri Gjiknuri ishte shumë i prerë kur tha se do të revokohen licencat për shkelësit në industrinë e kromit, ndërsa theksoi se nuk do të tolerohet evazioni nga kompanitë e naftës.
Po kështu, ministri i Energjisë dhe Industrisë tha se po auditohen kontratat e kompanive të hidrokarbureve.
“Përkrahim industrinë e kromit, por të rëndësishme janë kushtet, jeta e minatorëve të Bulqizës. Për kompanitë e naftës do bazohemi tek planet ekonomike, dhe s’do tolerohet evazioni nga kompanitë e naftës. Interesi i shtetit do dominojë, do mbledhin të ardhurat. AKBN do të monitorojë kontratat e hidrokarbureve, kompanitë e naftës dhe kromit. Ne nuk ndalemi, do të revokohen licencat e kompanive që kryejnë shkelje. Nuk do ketë plane zhvillimi me sy mbyllur. Sektori i naftës është në zhvillim. Do të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm. Kjo është një nga fushat ku duhet të përqendrohemi këtë vit. AKBN ishte ktyher si një zyrë tatimore e dytë, gjë që krijonte një mendim negativ te publiku shqiptar”, tha Gjiknuri.
Duke theksuar se ky është një mision historik për AKBN, ministri i Energjisë dhe Industrisë u shpreh se aktualisht po përgatitet kuadri i ri ligjor për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në mënyrë që kjo agjenci të ketë edhe mbështetjen e nevojshme financiare.
“Ta bëjmë efikas monitorimin e shfrytëzimit të burimeve natyrore në vendin tone. Këto organe duhet të fokusohen aty ku interësi është më i madh, për mbrojtjen e burimeve natyrore, duke i vënë ato në shërbim në mënyrë transparente, dhe jo abuzive”, tha ministri Gjiknuri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com