Gjiknuri propozon draftin e ri të PS-së: Rirenditje të kandidatëve sipas votës parapëlqyese! Manja ironi: Është shqyrje liste

Gjiknuri propozon draftin e ri të PS-së: Rirenditje të kandidatëve sipas votës parapëlqyese! Manja ironi: Është shqyrje liste

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka prezantuar propozimin  e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Kemi të bëjmë me sistemin e pragut brenda listës së hapur. Ti duhet të tregosh se ke një peshë votash më shumë se sa vlera e ekipit të partisë. Partitë janë institucion i rëndësishëm i këtij vendi. Partitë marrin përsipër kandidimin jo vetëm me njerëz, por me ekip. Jo më kot dhe kushtetuta jonë ka dhënë opsionin që zgjedhësi të votojë edhe për partinë edhe për kandidatin. Zgjedhësi ka të drejtë të votojë të gjithë listën, por të rrëzosh listën ka nevojë për një prag. Marrim një qark ku PS ka marrë 50 mijë vota, për votë parapëlqyese zgjedhësit kanë hedhur 10 mijë vota. Këto 10 mijë vota ndahen në 10 kandidatë, dhe më pas e merr mandatin një kandidat me 500 vota. Kjo hedh poshtë filozofinë tonë. Partitë duhet të ketë një përfaqim sa më të njëtrajtëjshëm të krahinave, backgraundeve të ndryshme. Në listën e Vlorës nuk do dilte kurrë një minoritar, në Shkodër kurrë një pukjan, kjo do të sillte margjinalizimin e votave. Kështu që nga pikëpamja për stadin që ka Shqipëria është votimi më i mirë. Nga një vend totalisht të mbyllur, do të gjejmë një zgjidhje magjike si do bëhet hapja e listave. E guximshme që shumë mirë e morë që elektorati të korrigjojë listat e partive. Një sistem i pakontrolluar do të sillte kaos te votuesit. Nëse unë jam i 6, dhe janë 5 mandate, nëse dikush ka më pak se 10 mijë vota, atëherë unë automatikisht kaloj lart. Por një burrë nuk zëvendëson një grua, kjo është një detyrim kushtetues. Një grua mund ta zëvendësoj edhe gruan dhe burrin, ka një diskriminon pozitiv. Të gjithë kandidatët rirendite, mund të jesh i pari i listët, por mund të dalësh i fundit nëse dikush ka marrë më shumë vota parapëlqyese. Të gjithë kandidatët do të kenë një shtysë për të gjithë kandidatët.  Kemi reflektuar se mund të shmangim një anomali për vendet ku kishte vetëm një mandat dhe vumë një prag jo më shumë se 10 mijë vota, që kur konkurron me fanellën e ekipit tim politik ke dhe dividentitn e partisë sime, i qëndrojmë përfaqësimit me ekip se t'i qëndrojmë vetë individit", tha Gjiknuri.

Për Manjën, kjo është një listë 100% e hapur, ku nuk nguroi që të bënte edhe ironi.

"Është shqyerje e listave, jo hapje 100%. Rirenditja e kandidatëve për çdo qark mbi bazën parapëlqyese jo vetëm hap garën brenda partisë, por hapje 100% e listës, sa për pragun deri në 10 mijë vota, këto janë formula elektorale që jo çdo force politike i konvijojnë, por që varianti i PS-së", tha Manja.


Lajmi kryesor:

PS miraton me gjysmën e votave të opozitës së re Kodin e ri Zgjedhor: Rirenditje e pjesës së parë të listës sipas votës preferenciale, herësi jo më i madh se 10 mijë vota, prag elektoral 1%, koalicionet me listë unike!


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt