TIRANË- Me gjysmën e votave të opozitës së re, Partia Socialiste ka miratuar në Komisionin e Ligjeve, draftin e ri i të mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me votat pro të Adiola Brahës dhe Nimet Musait, të ardhur nga listat e LSI-së u miratua propozimi i ri i Gjiknurit që u prezantua po ditën e sotme.
Ky propozim parashikon një ulje të pragut për partitë nga 3 deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht, jo 12 siç e kërkoi Myslim Murrizi. Për t'u ngjitur në listë, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota.
Gjithashtu, u miratuan edhe koalicionet me listë unike, jo të përbërë siç e kërkon PD-LSI. Megjithatë ndryshe nga nenet e tjera, në këtë rast opozita parlamentare u largua nga mbledhja dhe kaloi pa votat e tyre. Teksa deputetët e tjerë u rikthyen, Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Ralf Gjoni dolën hapur kundër draftit të ri të PS-së, duke e quajtur tallje me opozitën parlamentare dhe shqiptarët, për pasojë bojkotuan mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Pas braktisjes së Komisionit të Ligjeve nga opozitarët e rinj, PS do duhet ta miratojë këtë draft në seancën e 5 tetorit në konsensus me opozitën parlamentare, shumica prej të cilëve kanë deklaruar publikisht se nuk do të votojnë një draft i cili nuk lejon një hapje të listave 100%.
Si bëhet renditja e listës pas ndryshimeve të miratuara sot?
Lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume votat parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. Ky ''pragu'' me amendamentet e reja të propozuara sot nga Partia Socialiste është ulur në një maksimum prej 10 mijë votash.
Shpërndarja e mandateve
Sipas formulës së PS, shpërndarja e mandatit fillon sipas renditjes së kandidatëve nga i pari tek i fundit, në bazë të listës që ka bërë kryetari i partisë. Renditja e kandidatëve ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe se herësi, që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara, por jo më shumë se 10 mijë vota.
PSH: Nëse në Korçë herësi për një deputet të PS është 11 mijë vota dhe PS ka marrë 5 deputetë, kandidati poshtë listës fituese duhet të marrë te pakten 10 mijë e një vota për tu bërë deputet dhe të ketë më shumë vota se kandidatët e listës fituese.
Hersi ose ndryshe mesatarja e numrit të votave, që duhet për të zgjedhur një deputet në rastin e draftit të PS prej 10 mijë votash do të vleje vetëm për ato qarqe që mandati i deputetit i kalon 10 mijë votat.
PSH: Nëse në Vlorë, ku herësi është 8 mijë vota dhe PS ka fituar 5 deputetë, kandidati që është poshtë listës fituese duhet të marrë 8 mijë e 1 vota preferenciale për të shkuar në listën fituese. Ky rregull nuk zbatohet vetëm nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë së përfaqësuar, duke siguruar kështu edhe kuotën gjinore.
Koalicionet
Me ndryshimet e miratuara, partitë politike që duan të garojnë në 25 prill 2021, në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetëm. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.
Miratohet drafti i ri i PS për rirenditjen e listave të kandidatëve. Sipas këtij propozimi rirenditja me votë preferenciale fillon nga kandidati i parë deri në fund. Miratohet ndryshimi i propozuar nga mazhoranca, herësi nuk do të jetë më i madh se 10 mijë vota.
Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi këmbëngul që propozimi i ri i PS-së nuk sjell hapje 100% të listave, madje ai shkon më tej duke hedhur dyshime se është arritur një dakordësi e fshehtë me opozitën jashtëparlamentare për këtë.
"Mes demokracisë dhe Shqipërisë ju keni hallin tuaj, nëse do i miratoni këto ndryshimet e fundit, ju nuk hapni listat dhe nuk keni tagër që të ndryshoni Kushtetutën rregullat i përcakton ajo. Ju në çdo qar i keni mbyllur listat më shumë se 1/3. Jeni në shkelje flagrante me Kushtetutën, kemi thënë jo më pak se 2/3, ti mund të kesh kapiten Ronaldon, por t'i nuk ma përcakton dot mua formacionin tim. Ndaj formulën që t'i propozon, me prag 10 mijë është një gallatë që mund ta shesësh, s'ka 'është një çik shtatzënë', o është o nuk është. Nëse vlerësoni më shumë firmën e Ramës se votuesit, ky është problem i juaj që të jeni i bindur që do të rrezatohet edhe në mllef e revoltë. Nuk jam dakord me arnime, që Damiani i ka bërë edhe me pjesën tjetër që bën shoë se s'ka asnjë propozim konkret, bëni cfarë të doni po shqiptarët kërkojnë listë të hapur 100%. Ky nen që propozon Damiani nuk i hap listat. Nëse do i qëndroni deri të hënën miratimit të njëanshëm do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Duhet të mateni mirë deri ditën e hënë, nëse do e bëni në mënyrë të njëanshme kemi parë në këto 30 vite se kush mendon se është pronar i shqiptarëve ka ikur si mos më keq nga froni", tha Murrizi.
Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka prezantuar propozimin e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
"Kemi të bëjmë me sistemin e pragut brenda listës së hapur. Ti duhet të tregosh se ke një peshë votash më shumë se sa vlera e ekipit të partisë. Partitë janë institucion i rëndësishëm i këtij vendi. Partitë marrin përsipër kandidimin jo vetëm me njerëz, por me ekip. Jo më kot dhe kushtetuta jonë ka dhënë opsionin që zgjedhësi të votojë edhe për partinë edhe për kandidatin. Zgjedhësi ka të drejtë të votojë të gjithë listën, por të rrëzosh listën ka nevojë për një prag. Marrim një qark ku PS ka marrë 50 mijë vota, për votë parapëlqyese zgjedhësit kanë hedhur 10 mijë vota. Këto 10 mijë vota ndahen në 10 kandidatë, dhe më pas e merr mandatin një kandidat me 500 vota. Kjo hedh poshtë filozofinë tonë. Partitë duhet të ketë një përfaqim sa më të njëtrajtëjshëm të krahinave, backgraundeve të ndryshme. Në listën e Vlorës nuk do dilte kurrë një minoritar, në Shkodër kurrë një pukjan, kjo do të sillte margjinalizimin e votave. Kështu që nga pikëpamja për stadin që ka Shqipëria është votimi më i mirë. Nga një vend totalisht të mbyllur, do të gjejmë një zgjidhje magjike si do bëhet hapja e listave. E guximshme që shumë mirë e morë që elektorati të korrigjojë listat e partive. Një sistem i pakontrolluar do të sillte kaos te votuesit. Nëse unë jam i 6, dhe janë 5 mandate, nëse dikush ka më pak se 10 mijë vota, atëherë unë automatikisht kaloj lart. Por një burrë nuk zëvendëson një grua, kjo është një detyrim kushtetues. Një grua mund ta zëvendësoj edhe gruan dhe burrin, ka një diskriminon pozitiv. Të gjithë kandidatët rirendite, mund të jesh i pari i listët, por mund të dalësh i fundit nëse dikush ka marrë më shumë vota parapëlqyese. Të gjithë kandidatët do të kenë një shtysë për të gjithë kandidatët. Kemi reflektuar se mund të shmangim një anomali për vendet ku kishte vetëm një mandat dhe vumë një prag jo më shumë se 10 mijë vota, që kur konkurron me fanellën e ekipit tim politik ke dhe dividentitn e partisë sime, i qëndrojmë përfaqësimit me ekip se t'i qëndrojmë vetë individit", tha Gjiknuri.
Për Manjën, kjo është një listë 100% e hapur, ku nuk nguroi që të bënte edhe ironi.
"Është shqyerje e listave, jo hapje 100%. Rirenditja e kandidatëve për çdo qark mbi bazën parapëlqyese jo vetëm hap garën brenda partisë, por hapje 100% e listës, sa për pragun deri në 10 mijë vota, këto janë formula elektorale që jo çdo force politike i konvijojnë, por që varianti i PS-së", tha Manja.
Miratohet ndryshimi. Pragu zgjedhor nga 3% si propozoi fillimisht PS, shkon në 1% në rang kombëtar
Kërkesa për një administratë zgjedhore politike është rikthyer në Komision e Ligjeve. Kjo ka qenë një kërkesë nga të dy palët, nga mazhoranca dhe opozita e re, por që nuk mund të bëhet për shkak se kjo pikë nuk është përfshirë në marrëveshjen e 5 qershorit.
Murrizi: Votat e subjektit t'i numërojnë njerëz nga administrata zgjedhore. Kërkoj me këmbëngulje konsensusin e atyre që kërkojnë të ruajnë dhe subjektet politike që do bëhen lëmsh pas votimit. Por edhe për të ruajtur në tërësi procesin. Nisur nga rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe vullneti i mirë për mos pasur deformim në votë, ta gjykoni që grupet e numërimit të votave të jenë administratë zgjedhore.
Gjiknuri: Meqë 5 tetori do zëvendësojë 5 qershorin, qëndrimi i PS, ka qenë që numri të kryhet nga një administratë civile, dhe pavarur. Nuk u arrit kjo gjë por ne kërkonim të kishim kod të gjithë pranuar. Në kodin e ndryshuar nga marrëveshja e 5 qershorit, çdo kandidat i këtij vendi, çdo qytetar e ka mundësinë të shkojë e të këqyrë këtë votën. Në momentin që numëruesi e di shumë mirë që ato kutitë do hapen, kontrollohen, do të thotë që procesi është i garantuar. Ai që shkel ligjin do ndiqet penalisht. Në momentin që gjërat dalin në dritë njerëzit nuk vetësakrifikohen.
Në fund u hodh në votim, duke hedhur poshtë propozimin e Murrizit për të pasur administratë zgjedhore në procesin e numërimit.
Disa deputetë të opozitës rikthehen në Komisionin e Ligjeve! Mungojnë Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Janë rikthyer Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Kujtim Gjuzi.
Kandidati i partisë mund të kandidojë në 4 qarqe. Ajo u votua me të gjitha votat në Komisionin e Ligjeve. Nga ana tjetër, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi u tërhoq nga kërkesa e tij për të kandiduar në 12 qarqe.
"Duket sikur unë e luaj për vete, por kjo u intereson Bashës dhe Ramës, atëherë duke edhe mos i pasur edhe votat, bie dakord nëse ju jepni dakord që të bëhet në 4 qarqe", tha Murrizi.
Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi ka kërkuar që kryetarët e partive të kandidojnë në 12 qarqe, me qëllim maksimalizimin e votave për partitë e vogla, por PS-ja është shprehur kundër.
Murrizi: Kryetarët e partive të garojnë me listë të hapur në më shumë se një qark nisur nga praktika e 2009, kur kryetarët kanë qenë numër 1 me listë të mbyllur, Ky është avantazh për subjektet e vogla, për maksimalizimin e votave të tyre, edhe për të arritur pragun prej 1%. Nuk ka asgjë të keqe me listë të hapur me garë kryetari partisë në 12 qarqe. Për të parë sa e mbështesin dhe si kryetar partie dhe si individ.
Shameti: Ne si mazhorancë japim dakordësinë që kryetari të kandidojë jo më shumë se 4 qarqe.
Deputeti Bashkim Fino këmbëngul që kryetari i partisë nuk duhet të kandidojë në 4 zona zgjedhore, sipas tij kjo i bën nder opozitës në parlament.
Fino: Sipas nenit 63 i vendosim në kushte partie të pabarabarta, sepse një kryetar partie që kandidon në 4 qarqe dhe do përdori votat e qarkut që fiton. Votat e qarqeve të tjera i shkojnë partisë. Imagjinoni sikur kryetari i Partisë sime të kandidonte në 4 qarqe kryesore të vendit, për të marrë sa më shumë vota. Këto vota do përdoren për partinë dhe këtu ka kushte jot ë barabarta, midis asaj që duam të bëjmë me listat e hapura. E bëra këtë diskutim për të treguar që kjo është një nder i madh që po i bëhet opozitës në parlament, dhe ajo nuk sillet si opozitë reale.
Hyseni: Meqë ka qenë kërkesë e opozitës në Kuvend, ta votojnë ata dhe jo ne. PD rri urtë dhe realizon ca elementë, forcat e tjera të opozitës jashtë rrinë urtë, dhe ne jemi që po bëjmë kod jo për interesat tona, po integrojmë dhe kapriço të forcave të tjera. Nuk po merret vesh kush po bën çfarë, ta rezervojmë këtë pikë.
Për këtë arsye, mbledhja u shty.
Opozita e re ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Deputeti Andi Përmeti shkruan se edhe pas miratimit në mënyrë të njëanshme në Komisionin e Ligjeve, nuk i kanë votat që t'i kalojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend.
"Ata jane vetem. Opozita parlamentare sot bojkotoi Komisionin e Ligjeve duke kundershtuar draftin e Partise Socialiste qe i mban listat totalisht te mbyllura.
Opozita parlamentare, Partia Demokratike, LSI, partite e tjera te koalicionit opozitar, shoqeria civile dhe mbare opinioni publik eshte sebashku ne betejen per te hapur listat. Partia Socialiste eshte vetem. Hera e pare ne te cilen ndryshime kaq themelore te ligjit te zgjedhjeve behen ne menyre te njeanshme.
Partia Socialiste ka vetem 74 vota ne parlament. Ajo nuk mund ti beje ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. I duhet te ridiskutoje hapjen e listave ose ti tregoje te gjithe shqiptareve fytyren e saj te vertete duke blere vota ne Parlament, njesoj sic bleu votat e shqiptareve ne Durres dhe Diber", shkruan Përmeti.
Deputeti Bashkim Fino ka dalë kundër ripropozimit të PS për të lejuar kryetarët e partive të kandidojnë në 4 zona zgjedhore.
Fino: Nuk e kuptoj është frikë se mos kryetari i partisë nuk mund të zgjidhet në një qark të caktuar? Tani duke i lënë mundësi kryetarit të partisë në 4 qarqe duket fyese për armatën e madhe të listës së kandidatëve.
Shameti: Ky riformulim ka të bëjë me diskutimet në grupin e punës, formulë kompromisi për partitë e reja.
Fino: Mora shembull kryetarin e partisë sime që mos merrja të tjerët. Nuk keqkuptohem me kryetarin e Partisë sime
Miratohet propozimi i PS për koalicionet me listë unike, opozita e re bojkoton mbledhjen.
Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari e ka quajtur ofentim propozimin e bërë nga PS-ja sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
"Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t'ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme", tha Hajdari.
Partia Socialiste ka bërë propozim të ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Propozimi i ri merr në konsideratë uljen nga 3% në 1%, të pragut që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Në argumentin e dhënë nga PS-ja ndryshimet janë bërë me qëllimin për të arritur një konsensus sa më të gjerë. Një tjetër pikë e draftit është që kryetari partisë mund të regjistrohet deri në 4 zona zgjedhore. Gjithashtu propozohet rirenditje e pjesës së parë listës të bërë nga partia, sipas votës preferenciale
"Në kuadër të procesit të dialogut me opozitën parlamentare dhe me synim garantimin e një konsensusi sa më të gjërë, Partia Socialiste ka paraqitur në Komisionin Parlamentar për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike disa ndryshime në raport me amendamentet e saja fillestare që reflektojnë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe synojnë një formulë kompromisi mes palëve.
PROPOZIMI I RI merr në konsideratë ULJEN nga 3% në 1%, TE PRAGUT që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Sipas formulimit të ri, fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 162 ndryshohet si vijon: “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi”. Ky opsion është optimal dhe mund të konsiderohet si një prag natyral pasi është i përafërt me numrin e votave që i takon një mandati deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.
NDRYSHIMI I DYTË i takon Nenit 163 që përcakton shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. Parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA.
NDRYSHIMI I TRETË ka të bëjë me detyrimin për RI-RËNDITJEN E PJESËS SË PARË TË LISTËS që korespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-rënditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale.
Konkretisht, pjesa e parë e listës që përkon me numrin e mandateve të fituara ri-rënditet sipas rezultatit të votave preferenciale, pa cënuar parimin e kuotave gjinore. Kandidati me më pak vota preferenciale spostohet në vendin e fundit, brenda pjesës së parë të listës që korespondon me mandatet fituese. Më pas, kryhet ri-rënditja e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Nëse në pjesën e dytë të listës rezulton se një ose disa kandidat kanë numër votash më të lartë se herësi, përfitojnë mandat duke zëvendësuar kandidatin/tët e fundit në rënditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së pjesës së parë të listës, bazuar në votat që ka marrë secili prej tyre dhe kur ata kanë më pak vota preferenciale. Në këtë formë garantohet që kandidati i cili ngjitet nga pjesa e dytë e listës tek ajo fituese sposton poshtë dhe i zë vendin kandidatit që ka numrin më të vogël të votave preferenciale. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar. Në këtë rast zevendësimi kalon tek kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere.
NDRYSHIMI I KATËRT parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se KRYETARI I PARTISË GARUESE në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, OSE PARTISË UDHËHEQËSE TË KOALICIONIT kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, MUND TË REGJISTROHET NJËKOHËSISHT DERI NË KATËR ZONA ZGJEDHORE. Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera.
Të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të bërë publik nga Partia Socialiste dhe të depozituar në Kuvend", thuhet në draftin e PS-së.
Opozita e re kërkon ndërprerjen e mbledhjes me argumentin se ka një propozim të ri për hapjen e listave nga ana e mazhorancës. Një gjë e tillë është kërkuar nga deputetja Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Alban Zeneli.
"Gjiknuri ka sjellë amendamente shtesë në minutat e fundit, jam dakord që ta ndërpresim këtë mbledhje, ta diskutojmë, ta shohim mirë se çfarë na ka sjellë, dhe të shohim nëse është në përputhje me ndryshimet kushtetuese", tha Zeneli.
I ashpër ka qenë deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Gjoni tha se propozimi i tij në janar nuk është marrë fare parasysh, por Kuvendi është tallur me të. Ai partive nuk duhet të detyrohen që të mbyllin listat.
"Propozimi im është më i miri i prezantuar, jeni tallur. Këtu ka firmosur Grmoz Ruci dhe i ka kërkuar Gjiknurit dhe Hajdarit. Komisioni i Reformës Zgjedhore është tallur, nuk e dija që Damiani ka më shumë fuqi se Ruçi, bravo të qoftë Damian. Po talleni me deputetët e opozitës, doni të jaloni fët e fët insitiave që shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ju doni që nëpërmjet psikllëkut dhe një shenje shtypëse dhe agresive, doni të fiksoni renditjen. Nëse do yë mbyllësh listat te partia jote, pse më detyron ti mua të rendis kandidatët me shifra", tha Gjoni.
I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputeti Korab Lita.
"Është pragu, por mendoj që pika që jemi më prag është listimi i kandidatëve. për t'iu shërbyer sa më mirë që ta dimë se për ça diskutojmë, mendoj që duhet t'i diskutojmë këto nene, të krijojmë një të përbashkët dhe pastaj t'i diskutojmë. Listimi është një çështje e brendshme e partive. Ndryshimet Kushtetuese e lë shumë të qartë një diapazon për listat, të paktën 2/3, por kjo nuk do të thotë që s'mund të jenë 100%. Në rastin konkret, mendoj që ka një zgjidhje shumë të thjesht mund të bëjmë një nen me dy pika, që t'u japim të drejtë partive, meqë aktivizimi fillon pas marrjes së mandateve, një i japim të drejtë partive që të paraqesin sipas dëshirës, por që të deklarojnë që do e ribëjnë listën, ndërsa partia të deklarojë si të dëshirojë. Nëse PS kërkon të shkojë me numra dhe pasi të marrë mandatet, ta listojë si të dojë, nëse partia tjetër shkon me rend alfabetik rilistimin ta bëjë si të dojë. Mos më moho mua që të dalë me listë të hapur, ti do të dalësh me listë të mbyllur, të gjykon publiku", tha Lita.
Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka kërkuar bojkotimin e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, nëse nuk ka një propozim të ri për hapjen e listave.
"E para mesa kam kuptuar unë në një dalje publike të Gjiknuri tha ka një propozim të ri për listat e hapura, arsyeja se përse ne e lamë këtë mbledhje është mbi këtë pikë se nuk jemi dakord me propozimin e PS për hapjen e listave, nëse do kemi një propozim konkret nga PS, të n e çojë me e mail dhe ta shohim nëse është një formulë që pranohet nga të gjitha palët. E kam kontrolluar e mailin dhe nuk ka ardhur, nëse keni bërë një propozim të ri për lsiatat e hapura, çojeni draftin dhe mos hidhni shashka kot. Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 1005 unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse. Sepse këta duan që ta cojnë të hënë në Kuvend këtë, nëse do rrimë këtu bëhemi pjesë e kësaj farse", tha Hajdari.
Kjo eshte opozita parlamentare qe e shet b....n per pes leke dhe thone qe jemi opozite. Si mund ta quash veten opozite kur ne fillim deklaron se duam lista te hapura dhe e voton siçe do Rama?!
PërgjigjuO zot jujt i kane bere keq shqiptaret qe te meritojne kete? Rudina Hajdari e bija e nje keiminwli e nje nene hajdute qe u be gjykatese me 7 klase. Tani ka ardh Rudina qe sdi te lidhi dy fjale ti pi gjakun shqiptareve 30 vite te tjera. Mos te vazhdojme me Monika Cizmen imoralen hajduten o zot kujt i kane bere keq shqiptaret qe te meritojne keta politikane
PërgjigjuPo mire kush do te futet ne list duhet te kaloj heresin. Po per te listuaret e pare perse te mos kete nje minimum votash? Jo shume sa gjysma e heresit...
PërgjigjuO Rudinke sa me yrysh e ke moj zogez po dale moj e noja e Fatmira Hajdarit we erdhi pa brek nga Librazhdi e so ka oaduri mbi 1 miliard kek te deklaruara dimbol i korrupdionit ne drejtesi i e bija e trafikantit dhe kontrabandistit ndoshta dhe vrasrsit Szem Hajdari
Përgjigjusi ka mundesi jane bere te gjithe keta kaq te neveritshem!!! Me kete mjeker na hapen barkun, hajde lepirje by... hajde. Ky kryetari eshte kllef fare, mjere ne nga kush drejtohemi.
PërgjigjuEdhe 30 vjet te tjera me keta palacot i bie dmth ?
PërgjigjuMoj Rudinke e ke marre me te perpjete shume,jam teper i sigurt qe ti nuk kupton asgje nga ligji,nje njeri qe mbeshtete mamane tende pre 25 vjet te vjedhe e te sjelle milionat ne shtepi e kur nuk di te artikulosh 10 fjali jam me se i bindur qe je aty kot fare e nuk kupton asgje,fatkeqesi.
PërgjigjuO mortja ka mbetur ky vend ne dore te Rudina Hajdarit,Ralf Gjonit,Andi Permetin,Gjuzit &Co,kjo eshte e turpshme per inteligjencen shqiptare,eshte tejet deshperuese per cdo qytetar te ndershem,pasi vodhi miliona Fatmira Hajdari e rrezohet nga vetingu,ma paturpesi del e bija Rudina Hajdari e do shpetoje kete vend,e neveritshme!!!!
PërgjigjuHajde matematike, hajde,futi edhe llogjiken per me bo veprime me hersin,rezultati=Rrumpalle=kryetar partie=lista te mbyllura.I gjithe ky mish mash behet vetem qe Luli dhe Edi te vendosin ke te duan ne parlament.Pse nuk e vendosin me te thjeshten dhe me te sakten,kush fiton me shume vota,zgjidhet deputet?
PërgjigjuTa dhane draftin nga PD, por nuk e pranoi Lideri Global
Dmth Nese Gjiknuri ndodhet i renditur i pari dhe merr 200 vota futet ne kuvend per te perfaqesuar ndersa i rendituri posht heresit me 9999 vota nuk mund te perfaqesoj ne kuvend keshtu ?
Përgjigju