Gjiknuri: Strategji për energjinë e
rinovueshme, fund krizës 8-vjeçare

Gjiknuri: Strategji për energjinë e<br />rinovueshme, fund krizës 8-vjeçare
TIRANE –  Zhvillimi i energjisë së rinovueshme në Shqipëri nuk ka pasur një plan të qartë deri tani. Për zhvillimin e tij kërkohen reforma dhe qeveria synon krijimin e një strategjie të mirëpërcaktuar me ligj. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se me miratimin e ligjit të ri “Për energjinë”, do të liberalizohet tregu. Duke folur në një tryezë donatorësh për sektorin energjetik, Gjiknuri deklaroi se, ndihma e tyre është mjaft e nevojshme, duke vënë theksin në krijimin e kushteve për thithjen etryre.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se situata e vështirë në këte sektor është e trashëguar dhe se është lënë 8 vjet pa investime.Akumulimi i borxheve të mëdha dhe goditja që performanca e dobët e këtij sektori i ka dhënë buxhetit të shtetit, sipas ministrit Gjiknuri mund të përmirësohen vetëm përmes një reforme, strategji e cila sipas tij nuk do të godasë asnjëherë konsumatorin shqiptar. “Kosto e energjisë të jetë sa më reflektive që çmimi mos të godasë asnjëherë familjet. Në të ardhmen cmimet do të jenë të qëndrueshme për familjet”, - tha Gjiknuri.

Duke folur për kostot financiare, ministri i Energjisë kërkoi që KESH të futet në një menaxhim sa më eficent. “Kërkojmë që edhe KESH, e cila fatkeqësisht ka mbajtur barrën e këtij sistemi të futet në një menaxhim eficent. Në planet tona janë rishikimi i ligjit për energjitë e rinovueshme, përshtatje me situatën financiare ku kalon sektori, të dalim jashtë skemës që gjithçka e merr përsipër një sektor. Të dalim me një strategji të qartë edhe për energjinë e rinovueshme”, tha ministri Gjiknuri.

Gjatë tryezës me donatorët për sektorin energjetik në Shqipëri, ministri Gjiknuri evidentoi angazhimin e qeverisë për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë me CEZ-Shpërndarje, zgjidhje për të cilën Gjiknuri shprehu shpresën për të qenë miqësore, por edhe në rast të kundërt tha ai, do të mbahet qëndrim.

Ministri tha se qeveria shqiptare është në proces diskutimi për mbështetje financiare me Bankën Botërore, e cila sipas tij s’mund të jetë e sigurt nëse nuk ndiqet nga reformat e duhura. Orientimi bazë për daljen nga kriza, sipas Gjiknurit është ndalimi i abuzimeve me energjinë, siç është rasti i humbjeve në rrjet.
 
Shumë shpejt, njoftoi ministri, Shqipëria do të fillojë linjën e interkonjeksionit me Kosovën, ndërsa vitin tjetër mund të realizohet edhe linja me Maqedoninë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç