Gjiknuri takim me biznesin e ndërtimit: Projekti ekonomik për Vlorën është në vazhdim! (VIDEO)

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga Kryebashkiaku Dritan Leli, kreu i PS-së lokale Anduel Tahiraj dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së qytetit Arben Breshani zhvilluan një bashkëbisedim me sipërmarrësit e fushës së ndërtimit.

Drejtuesi politik i socialistëve Damian Gjiknuri shprehu kënaqësinë që përveç ndryshimit që po pëson qyteti, po rritet vlera e pronave të vlonjatëve.

“Projekti politik dhe ekonomik për Vlorën tashmë është në mes të rrugës. Janë bërë investime goxha serioze, jemi në prag edhe të disa veprave me shumë interes për zhvillimin e Bashkisë së Vlorës por gjithë vijës së bregdetit në fakt. Me përfundimin e Tunelit të Llogarasë, me përfundimin e aeroportit të Vlorës, apo shëtitores deri në Orikum, do ta bëjnë Vlorën një vend që do na bëjë krenar. Do të sjellin transformim të tregut të pronave të patundshme dhe kërkesa më të larta”, nënvizoi Gjiknuri.

Sipas tij, këtyre investimeve do tu shtohet Porti dhe Marina që do të krijojnë një akses shumë të madh në tregje që pak kush i mendonte.

“Prova e transformimit të qendrës së Vlorës por dhe akseve kryesore të qytetit janë dëshmia më e mirë për atë që do të vijë në mandatin e tretë edhe për pjesët e tjera të paprekura. Siç filluam me disa lagje në Çole apo në Kume do të vazhdojmë edhe me pjesët tjera. Vlera e të gjitha pronave rritet kur ka një zhvillim urban. Kjo ndodhi edhe në Skelë me Bulevardin ku mjedisi u bë më i mirë. Gjithësesi, në nivelin lokal dhe qendror ne kemi edhe gjëra që duhet ti përmirësojmë dhe ndaj jemi këtu që të dëgjojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Gjiknuri.

Duke ju referuar investimeve të pritshme për Marinën e Vlorës dhe zhvillimin e pronave atje, Gjiknuri garantoi se biznesi vendas do të jetë i përfshirë.

“Investitorët vlonjat do të jenë pjesë e saj. Këtë e kam biseduar dhe me Kryeministrin dhe kemi rënë dakord që çdo investitor që do të marrë përsipër ta çojë përpara atë projekt, natyrshëm do të lërë vend edhe për biznesin vlonjat që ka mundësi dhe dëshirë të përfshihet”, garantoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Leli tha se biznesmenët e ndërtimit e kanë prekur efektin që kanë patur projektet e investimeve të kryera në Vlorë.

“Në këto 8 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste ka patur një kontribut të spikatur ndaj Vlorës prej Kryeministrit Rama. Unë e shikoj transformimin e përditshëm të këtij qyteti sepse më lidh puna e përditshme ndërsa ju shikoni atë që ndodh në bizneset tuaja. Pavarësisht vështirësive, jemi në një rritje të vazhdueshme të vlerës së objekteve që janë ndërtuar në qytet dhe që vazhdojnë të ndërtohen. Kërkesa e lartë për blerje të pronave të patundshme tashmë nuk është vetëm në zonën e Lungomares por edhe në zona të tjera siç është Radhima. Rritja e kërkesës për të ndërtuar, rritje e kërkesës së qytetarëve për të blerë dhe gjetur prona në vijën bregdetare që do vazhdojë të transformohet”, theksoi Leli.

Sipas tij, rritja e kërkesës për hoteleri flet për strategjinë e duhur të qeverisë shqiptare për të ndryshuar qytetin.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani u ndal tek efekti konkret i investimeve tek tregu i pasurive.

“Jam ndër të parët që kam ndërtuar në Lungomare. I gjithë kompleksi shitej me 550 euro metri katror. Sot vlera e aseteve është rritur me 100% dhe metri katror ka arritur në rreth 1200 euro. Duket sikur kemi ndërtuar vetëm me rritjen e aseteve edhe dy apo tre palate të tjera”, u shpreh Breshani.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 04/03/2021 19:35

    O GJIKNUR VLORA DO 5 MILIARD EURO TE TJERA INVESTIM QE TE VIJE TAMAM ATY KU DUHET,,SE DO AEROPORT,,STACION TRENI,,DEBORATOR,,INCENERATOR,,,PORT MODERN,,,INVESTIM NE UJESJELLES,,PIKE PER PERPUNIM INERTESH,,,DHE 3 MILION PEME TE REJA,,[[PISHE- RRAP-ULLINJ-PORTOKALLE]]]] SARANDA DO 2 MILIARD EURO INVESTIM DHE TE GJITHA ATO QE DO VLORA,,PO KESHTU 5 MILIARD DO DURRESI-KAVAJE,,5 MILIARD DO SHKODRA+LEZHA-KRUJA,,,2 MILIARD DO BERAT-SKRAPAR--PERMET-ERSEKE,, 4 MILIARD DO KORCA DHE POGRADECI,,,ELBASANI+ ME PERIFERI DO 3 MILIARD EURO,,GJIROKASTER -TEPELENE DO 2 MILIARD EURO,,LUSHNJE-FIER DO DHE 3 MILIARD EURO,,,KUKES-PESHKOPI--TROPOJE DUAN DHE 3 MILIARD EURO,,,,ATEHERE KA LEVIZUR SHQIPERIA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

8 Dhjetori/ Basha: Jo vetëm kujtesë, por edhe reflektim mbi idealet e tradhtuara nga ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe ëndrrën Europiane!

8 Dhjetori/ Basha: Jo vetëm kujtesë, por edhe reflektim mbi idealet e tradhtuara nga ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe ëndrrën Europiane!