PS takim me emigrantët në Greqi, Gjiknuri: Investoni kursimet në Shqipëri, jemi e vetmja forcë që mbështet bashkatdhetarët

PS takim me emigrantët në Greqi, Gjiknuri: Investoni kursimet në Shqipëri, jemi e vetmja forcë që mbështet bashkatdhetarët

Takimi i PS në Selanik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Sekretari Organizativ Blendi Klosi, Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore Eridian Salianji, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv. Ministrja e Jashtme Artemis Dralo zhvilluan një takim me  strukturat e PS dhe mbështetës që jetojnë e punojnë në Selanik.

Pasi njohu bashkëbiseduesit me reformat e ndërmarra në Shqipëri, Gjiknuri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur emigrantët kudo që ata janë.

“Diskutuam mbi problematikat me të cilat ndeshen emigrantët dhe atë çka ne mund të bëjmë që në bashkëpunim me autoritetet greke të mund t’i adresojmë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndërkaq të gjitha masat për të përmirësuar shërbimet konsullore e gjendur sa më pranë çdo bashkatdhetari”, shkruan Gjiknuri në postimin në FB.

Numri dy i PS nënvizoi se Shqipëria tashmë u garanton emigrantëve të drejtën e votës në Kod. Ai u bëri thirrje atyre që të shprehur vullnetin politik në zgjedhje.

“Gjithashtu, i informuam për atë çka po bëhet në Shqipëri jo vetëm për t’u përballur me sfidat e kohës por për të shëndoshur ekonominë dhe zgjeruar mundësitë që kursimet e tyre emigrantët të vinë t’i investojnë në Atdhe. E drejta e votës së tyre tanimë e sanksionuar në Kod garanton shprehjen e vullnetit politik edhe nga vendet ku jetojnë, por rasti i Greqisë tregon më së miri se ata e kanë gjetur gjithnjë rrugën për të shprehur mbështetjen me votë qoftë dhe duke u kthyer ne Atdhe në ditën e zgjedhjeve pa pritur bërjen realitet të votës në distancë”, shtoi më tej Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike që u ka kushtuar vëmendje bashkatdhetarëve tanë në Greqi.

“U ka përcaktuar mandate të posaçme në forumet më të larta drejtuese teksa jemi tanimë drejt përmbylljes edhe të ristrukturimit të degëve tona për të qenë sa më aktiv e prezent në terren. Krijimi i rrjetit të organizatave dhe koordinimi me strukturat e diasporës në çdo bashki do të jetë garancia më e mirë për rezultatet që presim të arrijmë sëbashku”, deklaroi Gjiknuri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 02/10/2022 10:31

    Kriminelët në akcion…

    Përgjigju
  • Emigranti shqiptar ne Athine: 02/10/2022 10:18

    Zoti Gjiknuri! Mire beni qe takoni shqiptaret ne Selanik e gjetke dhe interesoheni per votene tyre.Por do te ishte mire qe te parashtroni perpara qeverise greke ne Athine dhe problemin e sakatimit te pensionit te tyre kombetar dhe diferencimin qe ben shteti grek midis tyre dhe te ashtuquajturve Vorioepirote.Ky eshte nje problem me te vertete jetik per shqiptaret ne Greqi,nese me te vertete doni te ndihmoni per zgjidfhjen e poroblemeve te tyre,per te cilet as ambasada shqiptare ne Athine as qe e krasit fare!Pervec ambasades shqiptare ne Athine,per kete problem eshte informuar si kryeministri ashtu dhe zonja Xhacka.Mund te beni dicka ne kete drejtim?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 02/10/2022 10:05

    Ju jini si pd e pl(ish lsi)....si s'kini turp. Ju ka zene frika e bojkotit hajdute dhe MAFIOZE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi