“Kemi një përpjekje për të lidhur këtë projekt me Kroacinë dhe Malin e Zi. Shqipëria nuk do të jetë vetëm një vend transit, por do të jetë edhe një vend ku do të furnizohen vendet e Europës qendrore me gaz”, deklaroi Gjiknuri.
Sipas tij, “një pjesë e punimeve që janë të mundura që të bëhen nga shoqëri shqiptare të bëhen nga këto, që të mos ndodhë që shumë punë që mund të bëhen nga kompanitë shqiptare të ikin jashtë”.
Për ministrin e Energjitikës, ky projekt do të hapë mijëra vende pune. “Pas disa vitesh do ët sigurohen mijëra vende pune. Është një investim shumë i rëndësishëm dhe duhet të përgatitemi. Në këtë proces janë shumë ministri që duhet të punojnë si, ajo e Transporteve, e Drejtësisë, e Zhvillimit Urban, Mjedisi etj”, deklaroi ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)