TIRANË - Mbështetje teknike nga Gjermania me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në punën e institucionit e strukturave në varësi, ashtu sikurse edhe mbështetje financiare në projektet e fushës energjetike.
Kjo ka qenë një nga kërkesat që ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i bëri ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann gjatë një takimi sot.
Gjiknuri u shpreh se një ndër prioritetet më të rëndësishme të punës së tij është rritja e transparencës në procedurat e koncesioneve dhe kontratat e nënshkruara në fushën e energjisë, minierave dhe hidrokarbureve. "Në vlerësimin tim, qytetarët duhet të kenë informacion për kompanitë që marrin pjesë, mënyrën e përzgjedhjes, cilët janë fituesit dhe se si po zbatohen këto kontrata", tha Gjiknuri.
Duke u ndalur konkretisht në projektin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, e financuar nga Banka gjermane KfW, Gjiknuri shprehu vendosmërinë për ta bërë atë sa më shpejt realitet, duke garantuar mos përsëritjen e problemeve të hasura në të shkuarën.
Gjiknuri-Hoffmann biseduan edhe për prioritetet e programit të qeverisë në kuadër të fushës së energjisë dhe industrisë. Ministri vuri theksin tek mirëmenaxhimi i burimeve natyrore, menaxhimi i krizës financiare në sektorin energjetik, ashtu sikurse edhe tek zbatimi i politikave në interes të publikut.
Ministri shprehu angazhimin e tij të plotë për të krijuar një frymë sa më pozitive për investitorët e huaj në vend.
Nga ana e tij, ambasadori Hoffmann duke e theksuar energjetikën si një fushë kyçe, shprehu gatishmërinë për të çuar përpara projektet e përbashkëta ashtu sikurse edhe për të dhënë ndihmesë në aspektin teknik.
Ambasadori nënvizoi se rregullat e qarta ligjore janë rruga e duhur për të garantuar sigurinë e investitorëve të huaj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com