Gjiknuri takon zyrtarin gjerman Niels Annen: Diskutuam mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë

Gjiknuri takon zyrtarin gjerman Niels Annen: Diskutuam mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë

Niels Annen dhe Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim pune me Niels Annen, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjiknuri dhe Annen diskutuan me mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, me fokus edhe situatën e krijuar së fundmi në veri të Kosovës.

“Kënaqësi të prisja në një takim pune Niels Annen, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë. Diskutuam mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, me fokus edhe situatën e fundit në Kosovë.

Gjithashtu ndamë bashkë vullnetin për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë por edhe konkretisht mes Partisë Socialiste dhe asaj Socialdemokrate gjermane si në rrafshin dypalësh ashtu edhe për nisma në kuadër të strukturave evropiane ku aderojnë si parti simotra”, deklaroi Gjiknuri.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë