Qeveria ka një program konkret për përdorimin me eficencë të energjisë elektrike. Këtë e ka deklaruar ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në konferencën për politikat e energjisë në Ballkan, me temë “Politikat e efiçiencës së energjisë’.
“Qeveria ka një program konkret dhe po merr disa masa të rëndësishme edhe në këtë fushë, masa të cilat do të sjellin gradualisht uljen e konsumit të energjisë elektrike. Synojmë përmirësimin e mbledhjes së të dhënave të konsumit të energjisë nga të gjitha agjencitë e specializuara dhe të ngarkuara me ligj për këtë aktivitet. Do të miratojmë një Plan-Veprimi të qëndrueshëm në përputhje me Direktivën e BE dhe udhëzimet e Komunitetit të Energjisë. Do të implementojmë Direktivat e BE për efiçencën nëpërmjet transpozimit të normave dhe rregullave të BE në legjislacionin shqiptar. Do të nxisim sektorin publik, ashtu si në vendet e BE që të marrë rolin e liderit në zbatimin e projekteve për efiçencën e energjisë duke filluar që nga ministritë, spitalet, shkollat, institucionet e tjera publike. Do t’i kushtojmë rëndësi aplikimit të teknologjive të reja për përdorimin me efiçencë të energjisë. Do të nxisim në aspekte të ndryshme si në atë të financimeve të sipërmarrjeve të reja në këtë fushë, lehtësira për importin e pajisjeve për rritjen e efiçencës së energjisë. Do të miratohet dhe forcohet kodi i ndërtimit si dhe aplikimi i standardeve të reja për efiçencën për pajisjet dhe aparaturat e tjera elektroshtëpiake. Qeveria do të mund të krijojë fondin e efiçencës së energjisë që për herë të parë parashikohet në ligjin e ri për efiçencën. Është e rëndësishme të diskutohet për format e financimit në të cilat mund të përfshihen edhe organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare. Donatorët të mund të krijojnë për herë të parë një fond i cili do të bëjë të mundur në këtë mënyrë nxitjen e këtyre iniciativa që kanë të bëjnë me standardet më të mira përsa i përket efiçencës”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ministri Gjiknuari ka ripërsëritur se Shqipëria po përballet me një nivel të lartë të humbjeve të energjisë që janë humbje teknike dhe jo teknike, të cilat kryesisht vijnë nga abuzimi. Fjala e plotë e ministrit Gjiknuri
“Në Shqipëri konsumojmë energji më tepër se ç’duhet. Shqipëria është në një situatë të vështirë financiare përsa i përket sektorit të energjisë elektrike. Ç’rregullimi i tregut nga çmime të cilat nuk reflektojnë koston reale, i bën konsumatorët jo të interesuar drejt investimeve për një përdorim efiçent të energjisë” u shpreh ministri Gjiknuri.
Më tej, ministri Gjiknuri tha se është momenti i duhur që edhe në Shqipëri, sensibiliteti të rritet. “Çdo investim në eficencën e energjisë, është eficencë ekonomike, është kursim, është fitim më i sigurt”, ka shtuar ai.
Në konferencë merrnin pjesё pёrfaqёsues nga ministritё e linjёs sё disa prej vendeve tё Ballkanit, pёrfaqёsues tё "Balkan Forum", Komisionit Evropian, UNDP-sё, Rockefeller Brothers Fund, etj.
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO