Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damjan Gjiknuri, duke pranuar nivelin e lartë të spekulimeve nga bizneset në këtë sektor, ka deklaruar zbulimin e rafinerive kontrabandë të hidrokarbureve në vend që janë dhe shkaku i cilësisë së dobët në shitjen me pakicë.
“Është problemi i rafinerive ilegale. Në Shqipëri ka plasur fenomeni gjatë viteve të fundit me ndryshimet në ligj që fatkeqësisht kanë krijuar hapësirën e nevojshme për të ndërtuar gjoja impiante riciklimi që në vetvete kanë qëllimin e tyre marrjen e naftës bruto dhe përzierjen për efket të lëshimit të këtij produkti në treg. Paketa ligjore po përgatitet për ta futur industrinë e naftës në standardet e pranuara europiane”- tha Gjiknuri.
Gjatë takimit që ministri Gjiknuri zhvilloi me krerët e Inspektoratit Qendror Teknik, ai theksoi se mbikëqyrja e standardeve është shumë e rëndësishme.
“Këtë muaj kam parë një riaktivizim të inspektoriatit pas një peridhe që do të thoja errësire që është bërë me dashje për të favorizuar gjallimin e shumë aktiviteteve ilegale që bënin evasion fiskal, apo punonin me produkte jashtë standardeve” – tha Gjiknuri, i cili shtoi se dune rregulla të forta dhe në tregtimin e bombulave të gazit.
Ministri Gjiknuri paralajmëroi një furtunë masash të ashpra dhe kontrollesh në sektorin e hidrokarbureve, ku kompanitë do të jenë nën një monitorim të vazhdueshëm. Në 3-mujorin e fundit të vitit 2013 u kryen 769 kontrolle të cilësisë nga 3421 që u realizuan gjatë gjithë vitit, dhe u ndëshkuan 40 subjekte.
Disa të dhëna mbi rezultatet e punës së IQT-së në tre mujorin e fundit të vitit 2013
Subjekte të çërtifikuara në vitin 2012
Në total 395
Subjekte të çertifikuara në vitin 2013
Në total 846
Inspektime per respektimin e kushteve teknike
per vitin 2013 gjithsej 846 raste
si tremujor i 4 . 283 raste
Akte Konstatimi
penalitete per mungese dokumentacioni
per vitin 2013 gjithsej 158 raste
si tremujor i 4 . 28 raste
Inspektime per standartin e cilesise.
per vitin 2013 gjithsej 3421 raste
si tremujor i 4 . 769 raste
Akte konstatimi Penalitete per cilesine
1-per vitin 2013 gjithsej 154 raste
2- si tremujor i 4. 40 raste
Per sekuestrim jashte standartit 2 subjekte.
BLLOKOHET SUBJEKTI XHORXHI-PETROL SH.A
Grupet e Inspektimit të Drejtorisë së Naftës dhe Gazit kryen një kontroll në Sarandë dhe në Vrion bllokuan subjektin Xhorxhi-Petrol Sh.a të cilit i mungonte dokumentacioni tekniko-ligjor. Ky subjekt ushtronte aktivitetin e riciklimit dhe mbushjes së vajit ndërsa i mungonte vërtetimi teknik, lejet e ushtrimit nga ministria e linjës dhe lejet mjedisore. Ekspertët kanë bllokuar veprimtarinë e subjektit, kanë plumbosur të gjitha depozitat rezervuare dhe kanë vendosur edhe një gjobë 5 milion lekë të reja. Po vazhdojnë procedurat për verifikimin e mëtejshëm të aspektit cilësor të produkteve të ricikluara.
Gjithashtu, në ditët e fundit janë bllokuar edhe depozitat e dy impianteve të riciklimit që kishin leje nga Ministria e Mjedisit por të pa pajisura me leje nga Ministria e linjës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)